• |
ide | kryesore

Champions/ Agresiviteti i Simeones përballë pragmatizmit të Ragnick: Ajax i pathyeshëm viziton Lisbonën

-Instant, F1, Sport



Një hap drejt kualifikimit për në cerekfinale mund të hidhet natyrisht që në ndeshjen e parë dhe këtë duan ta shfrytëzojnë katër skuadrat që përplasen të mërkurën në 1/8 e Champions League. E gjithë vëmendja sigurisht është në Wanda Metropolitano, ku Atletico Madrid do të presë Manchester United. Interesante edhe sfida nw Lisbonw ku Ajax, i pathyer, do tw udhwtojw pwr tu ndeshur me Benfican.

ATLETICO MADRID VS MANCHESTER UNITED
United përfundoi në krye të Grupit F duke kaluar në fazën me eleminim direkt të kompeticionit, ndërsa Atletico u pozicionua i dyti në Grupin B, pas Liverpool. Simeone duhet të bëjë në Wanda pa shërbimet e Carrascos dhe Felipes për shkak të pezullimit, ndërsa Wass dhe Cunha janë jashtë për shkak dëmimi në gju. Në këtë pikë, Colchoneros janë në ankth për Lemar pas një dyshimi për pozitiv ndaj Covid, por Antoine Griezmann është rikthyer i gatshëm, pas një problemi muskulor dhe pritet ta nisë nga pankina. Simeone mund të vendosë të luajë me Vrsaljko si mbrojtës i djathtë e Marcos Llorente përpara tij, ndërsa Joao Felix duhet të jetë partner i Luis Suarez në sulm. Sa i përket Manchester, Greenwood vuan dënimin e klubit, ndërsa Cavani mbetet në dyshim për një problem në ijë. Në fakt, Rangnick ka vendime të mëdha për të marrë në të gjithë sektorët, por energjia dhe ritmi i lartë i Elangas mund ti japin të riut një fanellë titullari përpara Rashford e Lingard. Në dispozicion, në mesfushë, është edhe Fred, por Paul Pogba ka impresionuar që nga kthimi i tij nga dëmtimi dhe mund të jetë nga minuta e parë së bashku me McTominay e gjithashtu Bruno Fernandes, Jadon Sancho dhe Ronaldon.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madrid:
Oblak; Vrsaljko, Gimenez, Savic, Reinildo; Llorente, Koke, Kondogbia, Correa; Felix, Suarez

Formacioni i mundshëm i Manchester United:
De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Shaw; McTominay, Pogba; Elanga, Fernandes, Sancho; Ronaldo

BENFICA VS AJAX
Një ndeshje delikate për një avantazh të cmuar në kthim, edhe për Ajax surprizues në shtëpinë e Benfikës. Portugezët e Nelson Verissimos përfunduan të dytët në Grupin E për të kaluar në fazën me eleminim direkt, ndërsa kundërshtarët e tyre holandezë shëtitën në Grupin C pa humbur asnjë pikë. Një kuintet lojtarësh të Benficas do të luajnë me kujdes në ndeshjen e pare kundër hollandezëve, pasi Julian Weigl, Nicolas Otamendi, Joao Mario, Rafa Silva dhe Alex Grimaldo do të mungojnë në ndeshjen e dytë nëse marrin një karton të verdhë. Shqetësime të tilla nuk kanë gjasa të ndikojnë në përzgjedhjen e Verissimos, por Haris Seferovic, Rodrigo Pinho dhe Lucas Verissimo – pa lidhje me trajnerin e tij – përbëjnë një treshe që do ti mungojë shumë skuadrës vendase. Ande Almeida gjithashtu ka një problem të ri me shpinën. Ka shpresë për disponueshmërinë e mundshme të Seferovic për ndeshjen e parë, por do të ishte befasuese që Verissimo të mos besojë te Roman Yaremchuk dhe Darvin Nunezin. Heroi i fundjavës për Ajax, Timber, u zëvendësua menjëherë pas golit të tij pasi përplasi këmbën me shtyllën, kështu që Perr Schuurs mund të kërkohet ta zëvendësojë, megjithëse Timber ka udhëtuar me skuadrën. Vizitorët gjithësesi nuk kanë asnjë arsye për të ndryshuar një formulë fituese, megjithëse Ryan Gravenberch me siguri do të shpresojë të zhvendosë Davy Klaassen në regji.

Formacioni i mundshëm i Benficas:
Vlachodimos; Lazaro, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Silva, Taarabt, Weigl, Everton; Yaremchuk, Nunez

Formacioni i mundshëm i Ajax:
Pasveer; Mazraoui, Schuurs, Martinez, Blind; Alvarez, Klaassen; Antony, Berghuis, Tadic; Haller



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *