• |
ide | kryesore

Cili është ndryshimi më i ri i Snapchat

-Instant, Stil

Nëse deri tani Snapchat-i ju mërziste pasi nuk mund ta ndryshonit emrin- “username”, duhet të mësoni ndryshimin e fundit të platformës.


Duke nisur nga 23 shkurti, përdoruesit e Snapchat-it mund ta ndryshojnë emrin e tyre, pa qenë nevoja të hapni llogari tjetër, apo të humbisni kujtimet që keni bërë deri tani në adresën aktuale.


Si mund ta ndryshoni?

Pikë së pari duhet të dini që mund ta ndryshoni emrin vetëm 1 herë në vit, prandaj çfarë mund të bëni është të mendoheni mirë para se të ndërroni emrin.

Snapchat ka gati ndryshimin e ri që e keni pritur prej kohësh

Pasi ta keni vendosur, hapni aplikacionin e Snapchat-it dhe klikoni tek ikona Bitmoji që shfaqet lart në të djathtën e ekranit tuaj. Kur t’ju shfaqet opsioni Settings, klikoni mbi “username” që është opsioni i dytë në menu-në që ju shfaqet. Në këtë moment do t’ju vijë njoftimi që mund ta bëni këtë ndryshim vetëm njëherë në vit dhe pas kësaj, vendosni emrin e ri.

Për ta përfunduar veprimin, klikoni “Continue,” dhe më tej opsionin “Next”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.