• |
ide | kryesore

“Dy ministra në burg, a duhet të dorëhiqeni?”, Rama tregon çfarë iu thotë ministrave kur marrin dekretin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon dëshmia e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku nëse ndiente përgjegjësi për dy ministra të tij që janë në burg dhe duhej të japë dorëheqjen, Rama tha se përgjegjësia është individuale. 

Më poshtë pjesë nga debati

Jorida Tabaku: Dy ministra në burg nuk eshte ceshtje krenarie, a duhet te jepni doreheqjen…

Edi Rama: A je krenare për Berishën? Më thuaj e unë do shpjedoj pse duhet të mendoj ndryshe. Unë jam krenar për punën që bëj jo për të gjitha rezultatet e punëve të mia se jam shumë kritik ndaj vetes e nuk mendoj që cdo punë që bëjmë ne e që unë drejtoj është si duhet e cdo gjë bëhet ashtu si unë do doja, jam krenar realisht për cfarë kemi bërë mirë në këtë vend e se kam bërë vetëm e kam bërë me këta njerëz. Pjesa tjetër është ndërmarrjene e personit, nëse unë do kisha bashkëpunëtor nëse do flisnin me mua e do më thoshin kështu e ashtu s’do flisja këtu kështu. Ministrave kur marrin dekretin u them karrigen ta dhashë unë, punën detyrën do e mbash vet, secili mban përgjegjësinë e vet.

©LAPSI.al



3 Comments

  1. Fiks si Miguel Angel Felix Gallardo – postet(las plazas) jua caktoj une, por i punoni dhe mbani pergjegjesi vete!!!

    Narkosit e Surrelit!!!

  2. Kalbesira eshte njeriu me i pa burre qe ka patur ky vend I merr ministra I perkedhel I rrjep I shtrydh dhe I hedh si lecka!!!Kur I con me burg I thote ju dua shume!!ky njeri qe ka rrahur grate qe I ka share me fjalet me te ndyra qe ka akuzuat familjen e tij , qe ka rrjepur kete vend per te qendruar per tekat e tij qe ka share dhe eshte tallur me te gjithe me fjalorin bajat pra ky eshte FYTYRA e KALBUR!!! Qe vetem tallet vjedh dhe shtyp!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *