• |
ide | kryesore

Identifikohen tre të rinjtë në Kurbin që vodhën një banesë në muajin janar

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre të rinj, të cilë dyshohet se janë autorët e një grabitjeje të ndodhur gjatë muajit janar në Kurbin, janë identifikuar nga policia. Policia njofton se autorët e ngjarjes së ndodhur në 12 janar,  në fshatin Vinjollë të Kurbinit janë 21-vjeçari me iniciale Egli Durma , 22-vjeçari me iniciale Gilmando Bami dhe 30-vjeçari me inciale Islam Kabili. Durma është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim. Të rinjtë u veshën me uniforma kamuflazhi dhe dyshohet se kanë marrë në banesën e shtetasit me inciale A. L. shumën 150.000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *