• |
ide | kryesore

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

-Instant, Arkiva, Kryesore



Edi Rama ka zgjedhur një strategji të qartë në rolin e tij si dëshmitar përpara komisionit hetimor për inceneratorët. Ai ka vendosur të sillet si një i pandehur para prokurorit duke marrë përsipër mbrojtjen politike për të tre projektet e djegësve, por duke shmangur çdo përgjegjësi ligjore personale për proceduarat, prokurimet apo siç tha ai “për pazaret e bërë skutave”. 

Pra si kryeministër ai ka qëndruar në linjën, që edhe nëse hipotetikisht ka pasur abuzim apo korrupsion, ai nuk ka lidhje me to. “Unë me ministrin e mjedisit kam pasur një bashkepunim shumë të mirë…se çfarë ka bërë mbas shpinë time dhe të gjithe procesit, kjo nuk është një çështje që mund ta marri vesh kryeministri. Ai e merr vesh vetem kur është vetë vetë pjesë. Ky nuk është rasti me mua as me mënyrën si punon kjo qeveri”, tha ai duke iu referuar akuzave të SPAK ndaj ish ministrit Lefter Koka. 

Lexo me tej:

Andi Bushati: Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun

Në gjithë ekspozenë e tij Rama e mori si të mirqenë korrupsionin, duke thënë se “mishi është i dobët”, apo duke përdorur fraza si: “Jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh, aty ka dhe njerëz që korruptohen”.

Por, kur vinte puna për gjëra konkrete ai bënte sikur kishte jetuar në hënë duke i lënë ato në në përgjegjësinë e “një makinerie të tërë shtetërore”. 

 Si mburojë ligjore ai përdori sjelljen se shefi i qeverisë merret me projektet e mëdha dhe jo me detajet: “Kryeministri është për të udhëhequr, cfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë” tha ai. Në vijim të kësaj strategjie ai pohoi se nuk e mbante mend mbledhjen e 17 dhjetorit 2014 kur një ditë pasi kishte realizuar një numur rekord procedurash, Këshilli i ministrave miratoi inceneratorin e Elbasanit. “Pse duhet të mbaj mend unë ate mbledhje qeverie” iu përgjigj Jorida Tabakut. Ai mohoi të kishte djeni se pse kjo procedurë nuk u zgjodh me rrugën e prokurimit, se si qe e mundur që të tre inceneratorët u fituan vetëm nga tre njerëz: “Nuk eshte puna e kryeministrit se sa grupe i fitojnë. Për ata që kanë bëre gjëra që nuk duhet prandaj kemi ngritur SPAK”.

Ndërsa një pyetjeje tjetër të Tabakut ai iu përgjigj: “Vartesit nuk më kanë vënë në djeni se kompanitë e incenerimit nuk kishin kapitale të nevojshme….Unë nuk merrem me këtë pjesë. Ju i kërkoni kryeministrit gjëra që i kërkohenj supervizorëve”.

Pra, pothuajse për të gjitha pyetjet e nxehta, për ëështjet që kanë hapur debat publik, për ato që kanë ndezur dyshimet për korrupsion, Rama është përgjigjur se nuk e dinte, se kjo nuk qe puna e tij se nuk ishte në tagrin e vet të merrej me procedura dhe detaje. 

Si shef qeverie ai i ka mbështetur politikisht vartësit që kanë marrë vendime për inceneratorët, por juridikisht ai nuk ka riskuar të bëhet njësh me ta: “I vleresoj ata që kanë bërë proceduarat, jam me ta por nuk kam lidhje me procedurat e tyre”, u përgjigj Rama një një moment. 

Po të shihet me kujdes kryeministri i ka shitur vartësit duke i dhënë atyre mbështetje morale por jo dhe duke pranuar se ka qenë frymëzuesi dhe kontrollori i mënyrës se si ata kanë proceduar konkretisht. Në këtë rast ai është sjellur si njeriu që nuk do të lërë gjurmë, ashtu siç ka bërë më shumë vendime të diskutueshme të qeverisë që ia ka lënë për të firmosur atyre që ka pasur zëvendësa.

Nëse ka një gjë që mbetët në mend nga dialogu i gjatë Rama -Tabaku, ai është fakti se shefi i qeverisë ka vendosur të sillet në komisionin hetimor si një i pandehur që nuk do të marrë përgjegjësi jurudike për gjithçka, ndonëse me fjalë dhe me deklamime ka deklaruar: “Edhe 10 herë të kthehesha mbrapa prap do e bëja këtë punë se qytetetet tani po marrin frymë”.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Edhe shoku Enver, ndjese pastë, ati shpirteror(largqofte jo biologjik) i Edvinit, KURRË NUK DINTE ASGJË SE C’BËNIN BIROISTËT DHE SHOKËT E NDRISHËM TE PARTISË.

    1. Edhe shoku Sali kur ishte kryeminister nuk e njihte baxhanakun e vet dhe nuk e dinte se ishte nje fshat qe quhej Gerdec!pune komunistash,vari hebet…

    2. Namut, na…. Rama i myti të gjithë ata të komisionit. Deri dje ne thoshim, qënka bo nami me djegësit. Pasi dëgjuam Ramën, thamë, një vërë në ujë qenka..

    3. Ti qenke k@qe fare o fytyre mut ketu larte.Enver Hoxhes nuk I shpetonte as gjeja me e thjeshte dhe ai te varte po te benin si bejne keta sot.

  2. Ik e burr i dheut bla bla ,te votoj populli , ke 10 vjet ne qeveri vetem korrupsion ne cdo cep.
    Kishe mundesi plotesisht ta ndryshoje komplet kete vend.
    Bllokove gjith investitoret e huaj , bllokove companite me emer te futen ne shqiperi, per ti fal kete vend 5-6 personave qe po i pasuron me taksat e popullit. Mire qe i pasurove , por te pakten detyroj te hapin fabrika prodhimi qe te punojne njerezit.
    Shiko Maqedonine , serbine apo malin e zi , se sa investime jane futur

  3. Ky ka ndertuar vetem beton per bythen e kalbur te tij te marri20/100 dhe thote qe ka hequr pleherat nga rruget Por i ka shtuar me qeveri si kryeplehere qe eshte!!!!kujtoni slloganin e famshem te tij!!!Borxhin qe ja ka varur cdo femije si gur te rende ,e te tjera …….Eshte nje turp qe ne kemi mbi 10 vjet qe qeverisemi nga nje bande horrash dhe hajdute !!!!

    1. Eshte i pa krahasueshem,ne llojin e tij,salihu nje gagac malok nuk ka lidhje me kete,shahu eshte loje e veshtire dhe nuk eshte per te gjithe shpellkaret,TabakHonja e lulzimes e bushatit dhe teles qe dergojne pyetjet qe i duhet ti beje rames,me pak fjale tall loqet me kedo qe i del para

  4. Ama dhe ju, nuk e keni kuptuar akoma se une zbatoj skenaret qe Endrush Fugacja rri tere naten zgjuar per ti zgjedhur e mi servir se bashku me kafene ne mengjez?

  5. O Bushat,
    ke per detyre te shkruash korrekt ne gjuhen amtare mbasi per nje lexues normal nuk vlen as sa nje korrektor letrar, pa hyre pastaj ne ato mender analizat e tua te verbera nga mllefi i nje urrejtje patologjike qe vuan.

  6. Po si mund ti kerkoni llogari kllounit se per cfare ka firmosur dhe perse. Duhet ta falenderoni qe nuk e ka zhgarravitur si pseudo-veper-arti por ka firmosur vkm dhe vendimet e korrupsionit.

    Ai punetor eshte i shkreti, me ate rroge ha buke dhe mban familjen keshtu mos i bini ne qafe

  7. Rama per Avionin ding me droge qe ra ne Divjake –
    ” Ishte per sperkatje mushkonjash ”
    Rama kur e pyesnin per perfshirje a jo te Tahorr Qorrit ne borderone e Habilajve –
    ” Eshte ministri me i suksesshem i Rilindjes ”
    Rama per ato botimet e pergjimeve te BILD te Ullukeve te tij me policine ne Diber –
    ” Kam paditur per shpifje gazetarin gjerman Peter Tilde ” (me pas si qen i rrahur e mohoi padine)
    Rama per Inceneratoret mohon 430 milion Euro te zhvatura –
    (do te lepije edhe kete rrene me pas si ato me lart)

    Ama per ate Borxhin Publik katastrofe nga 1991 e ketej Rama kurre nuk ka genjyer –
    Per nje arsye te thjeshte – Per Ekonomi nuk flet sepse…Nga Ekonomia kupton aq sa Gamori nga muzika!

  8. Po konsumohet live tallja e shekullit!
    Edvini si Pal Vata-une dhe Enveri nuk dime gje,Mehmeti ne e paste ba ne koke te vet!
    Kjo sjellje prej palacoje dhe te papergjegjshmi ka kuptim vetem me nje kusht-qe duhet te jete pyetje per Ramen.
    – Zoti deshmitar, a jeni ju kryetar NDERI I qeverise,apo jeni kryetar funksional?! Sepse,nese jeni kryetar NDERI,jeni I arsyetuar ne te gjitha pergjigjet.
    Apo jemi ne versionin kryetar de jure dhe kryetar de facto?!
    Cfare turpi! Si mund te durohet keshtu?!….

  9. KELLICI PO. I JEP GODITJE. GERDALLES. RAMA ME GRUSHTE. SI. MIKE TYSON!!!! Rama do dale me barrele nga ringu!!!

  10. pretendon se s’ka tager te dije c’bejne vartesit? ne rregull.
    bejini pyetjen si i kontrollon vartesit per zbatimin /aplikimin e “udhezimeve” te ketij (supozojme per nje minute se ky plehre te pakten i ka udhezuar ne dicka)

  11. Unë nuk jam Kryeministri i Shqipërisë.

    JU KAM THËNË: UNË JAM TIMONIERI.

    Fajin e kanë Fatorinot dhe Pasagjerët.

  12. Karagjozi kryeministër theu dje rekordin Gines për të folur marrëzira për më shumë se 8 orë e gjysëm rrjesht.
    Nuk ka besoj asnjë rast që ndonjë aktor komik apo dramatik, të luaj një teatër primitiv për mbi 8 orë pa pushim.
    Si kryeministër ai e pohoi disa herë që nuk ja kishte idenë e ligjeve.
    U përpoq të krijonte përshtypjen se ai është i “kulluari” e gjithë të tjerët janë të përlyer, por me sjelljen e tij demostroi të kundërtën.
    Postin e kryeministrit ai e koncepton si aftësi për të mos lënë asnjeri të flasë e të dëgjohet vetëm zëri i tij, e në rastin konkret, në mënyrën më harbute, e trajtoi komisionin hetimor sikur po hetoheshin nismëtarët opozitarë, e jo qeveria e drejtuar nga ai.

  13. Ndërmjet të tjerash, “bojaxhiu Bacelor” Rama, demostroi dje me një arogancë rrugaçërore, urrejtjen që ka për të gjithë intelektualët me tituj shkencorë.
    Dje ai foli me gjuhën primitive të një kryetari të kooperativës së bojaxhijve të komunales së kohës së Dullës e jo si një kryeministër i formatit bashkëkohor europerëndimor.
    Kur u pyet se si është e mundur që i dalin gjithë këto ministra e qeveritarë lokalë apo qëndrorë të përlyer në korrupsion e të mos japë dorheqjen, ai gënjeu pa pikë turpi se asnjë kryeministër në Europë nuk ka dhënë dorheqjen për këtë shkak.
    Kemi rastin e freskët të kancelarit të Austrisë, që dha dorheqjen kur u akuzua publikisht jo më një ndonjë qeveritar i partisë së tij, por edhe një aleat i partisë në pushtet.
    A mund ta mendojë kush se Rama do të jepte dorheqjen se SHBA shpalli non grata, “aleatin social-demokrat” Tom Doshi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *