• |
ide | kryesore

PD: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha se Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton të cilët janë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion. Në një deklaratë për mediat, Pampuri shprehet se udhëtimet jashtë vendit të pronarëve të inceneratorëve me ish-ministrat e qeverisë, vërtetohen përmes sistemit TIMS. Sipas PD-së, Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë jashtë vendit me Zoton dhe Mërtirin gjatë periudhës 2012-2019, ndërsa ish-ministri Gjiknuri ka udhëtuar me dy pronarët e inceneratorëve 6 herë në vitet 2012-2019. Deputetja demokrate deklaron se shqiptarëve i janë vjedhur 430 milionë euro me dijeni të plotë të Ahmetajt, Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erion Veliajt dhe Lefter Kokës.

Në fjalën e saj, Pampuri kërkon që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion t’i shkojë deri në fund zbardhjes së aferës korruptive të inceneratorëve dhe të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit.

Ditën e djeshme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri pranoi njohjen me Zoton, ndërsa Mërtirin tha se e njeh vetëm si fytyrë. Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë përfitim financiar nga kontratat e bëra me incineratorët



2 Comments

  1. Kerkoni prokurore te huaj (amerikane te Kimit) dhe shofim si del kjo bande hajdutesh qe drejtoi vendin keto 8 vjet. Keta jane te zhytur deri ne gryke ne mut dhe kane dhe goje te flasin. Ju duhet sekuestruar pasuria te gjitheve ketyre te perfshire ne keto vjedhje.

  2. Pra edhe keta njelloj sic bente Tahiri.
    Vidh nga taksat e popullit dhe udhetime qefi me grupin e hajduteve . Imagjinoni se cfare njerezish , cfare monstrash qeverisin kete vend.
    Vetem me prokuror te huaj zgjidhet kjo mega vjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *