• |
ide | kryesore

Prodhonte kriptomonedha në shtëpi, arrestohet në Tiranë 28-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për prodhim të kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cryptocurrency”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale S. E., 28 vjeç.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Cryptocurrency”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe OSHEE-në, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cryptocurrency”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. E., 28 vjeç, banues në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në vijim të kontrollit, në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.



2 Comments

  1. Sa aparaturat ibk lejuar te futen nga gent gazheli aq te mira qofshin. Spak nuk mori persiper te hetoje denoncimin e ish drejtorit te Antikontrabandes marjan lacaj. Eldi hoxha gent gazheli kanceri doganave me leje te ropshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *