• |
ide | kryesore

Rama heq përgjegjësinë për Inceneratorët: Unë udhëheq, nuk bëj ligje! Nuk i mbaj mend mbledhjet e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Edi Rama i hoqi përgjegjësitë nga vetja për këtë çështje, duke thënë se ai ka detyrën të udhëheqë, për të tjerat merret “makineria shtetërore.” 

Sipas kryeministrit, ligjet i bën makineria shtetërore.

“Kryeministri zgjidhet për të udhëhequr dhe të udhëheqësh do të thotë çfarë dhe pse. Çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë këtë gjë. Ka një makinë të tërë shtetërore që është aty për të bërë punën e vet me të gjithë hallkat e këtij zinxhiri. Kjo është ajo që mund t’u them.

Unë dua të dëshmoj këtu si kryeministër dhe duhet të më bëni pyetje si kryeministër. Ju nuk e dini se si funksionon mbledhja e qeverisë dhe nuk ju vë faj se nuk keni qenë. Mbledhja e qeverisë është kurorëzimi i një procesi legjislativ që fillon nga sektori bazë, i cili është në nevojë për aktin në fjalë, në kombinim me sektorë të tjerë. Kalon të gjithë ato filtra dhe vjen te unë. Prandaj u thashë që kryeministri është për atë se ku do shkojmë? Si do shkojmë? Si do e bëjmë? Për të tjerat janë gjithë makineria shtetërore,” tha Rama.

I pyetur nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, konkretisht nëse i mban mend mbledhjet e qeverisë ku janë marrë vendimet për inceneratorët, Rama ironizoi duke thënë se mban mend vetëm një mbledhje.

“Unë nuk refuzoj t’i përgjigjem asnjë pyetje, por ju duhet të më bëni pyetje që lidhen me rolin tim si kryeministër. Mos më ndërhyni se nuk e kam zërin melodiozë. Nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja, por për t’i dhënë përgjigje pyetjeve. Unë mendoj se jo të gjithë qytetarët e kanë të qartë si funksionon mbledhja e qeverisë. Edhe unë nuk dija derisa shkova.

Unë i përgjigjem pyetjeve një për një, por kur ju më pyesni, a e mban mend ti në datën filan mbledhjen? Sikur është ndonjë mbledhje ku është marrë vendimi për të sulmuar ku e di unë se kë. Pse duhet të mbaj mend unë mbledhjen e qeverisë? Unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie. Nuk e mbaj mend. E vetmja mbledhje qeverie që unë mbaj mend është ajo kur kam vënë fotografinë e Ismail Qemalit”, u shpreh Rama.



3 Comments

  1. vet fakti qe ky shkon aty gjoja deshmi e sic ben gjithmon: flet per te mos then asgje tregon sa kot esht procesi

  2. Kryeminister pa memore???!!! Perse rri aty??!! Per tu tallur me ne. Faleminderit Juri Kim per mandatin e trete qe I dhe ketij smemorati(pa kujtese).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *