• |
ide | kryesore

Trump sulmon Biden: Pas Ukrainës radhën e ka Tajvani! Me mua s’do guxonin

-Instant, Arkiva, Planet



Ish-presidenti Donald Trump tha se pas futjes së tankeve ruse në Ukrainën lindore, Kina do të jetë e lëvizja e radhës në mënyrë agresive në skenën botërore.

Gjatë një interviste për “The Clay Travis & Buck Sexton Show”, Trump tha se presidenti kinez Xi Jinping do t’i kuptojë veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, si një sinjal për të provuar të rimarrë Tajvanin.

“Kina do të jetë e lëvizja e radhës. Jo me mua, ata nuk do e kishin këtë mundësi” – raporton FoxNews.

Trump fajësoi presidentin Biden për katastrofën në Ukrainë dhe tha se kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nën administratën e tij.

Duke iu drejtuar qeverisë kineze, Trump tha se ata po presin për ta kryer sulmin mbi Tajvan deri pas Lojërave Olimpike.

“Putini nuk do ta kishte bërë kurrë dhe Xi nuk do ta kishte bërë kurrë (nën administratën time)”, shtoi Trump.



1 Comment

  1. Per strategji .dhe politik eksperiec .kan kopju prendimin .por ju ka munguar ne ket konkurenc vetem teknologjija dhe mundesit erdhi momenti te penetrojn kjo dihet ska nevoj per shpjegime momenti eshte per unitet dhe ndikim pozitiv ne dobi permes vlerave me drejtesi hak jo urrejtje permes antivleres .ceshtja eshte se duhet njohur pranuar repektuar dhe pershtatur te gjith me domosdoshmerit.por bindja dhe besimi masiv vjen duke dhene aktoret ndikues te paret shembullin per mir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *