• |
ide | kryesore

Vuçiç për vizitë në shtetin që nuk e njeh Kosovën, marrëveshje për blerjen e dy aeroplanëve

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të mërkurën, do të vizitojë Mbretërinë e Spanjës. Atje do të ketë takime të ndara me Mbretin Felipe VI dhe Kryeministrin Pedro Sanchez, ka njoftuar presidenca serbe.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç do të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e kontratës për blerjen e dy aeroplanëve transportues CASA C-295 të Kompanisë “Airbus”.

Vuçiç ka thënë se në Madrid ndër të tjera do t’i ftojë për vizitë në Serbi Mbretin dhe Kryeministrin Sanchez.

Spanja është është njëra nga 5 shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, krahas Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë. Athina muajve të fundit ka dhënë shenja se mund të lëvizë drejtë njohjes, por javën që shkoi Kryeministri grek tha në Beograd se nuk do ta bëjnë këtë./Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *