• |
ide | kryesore

Analiza në BBC/ A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Nga Steve Rosenberg, korrespondent i BBC në Moskë

Mendoj se Vladimir Putin ushqehet nga pakënaqësia se si përfundoi Lufta e Ftohtë, kur Perëndimi shpalli fitoren dhe Rusia humbi fuqinë, ndikimin dhe territoret.

Unë mendoj se ai është gjithashtu i motivuar nga një besim pothuajse gjysmë-fetar se Ukraina duhet të jetë me Rusinë, duhet të jetë në orbitën e Rusisë dhe Rusia si një fuqi e madhe ka të drejtën e sferës së saj të ndikimit. Unë gjithashtu mendoj se Putin ka përbuzje për Perëndimin dhe udhëheqësit perëndimorë, të cilët ai i konsideron të dobët dhe të përçarë.

Por çfarë mund të bëjë Perëndimi për këtë? Është shumë e vështirë të thuhet. Mendoj se Kremlini i kishte marrë parasysh sanksionet. Kremlini e dinte se SHBA nuk do të vendosë çizme ushtarësh në tokën ukrainase. Perëndimi nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe Rusia e di këtë.

Por unë do të thosha këtë. Nëse ke qenë në pushtet për 22 vjet, siç ka qënë Putini, ti filloni të ndihesh i pathyeshëm, filloni të mendosh se nuk mund të gabosh, se je Teflon. Dhe atëherë gabimet fillojnë të marrin rrugën.

Vetëm duke folur me njerëzit në rrugë dhe duke qenë dëshmitar i forcës së ndjenjës kundër kësaj ofensive, pyes veten nëse ky pushtim rus do të rezultojë të jetë gabimi fatal i Putinit. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Kam frike se mediat ne Perendim e kane humbur aftesine per te gjykuar lidera si Putini. Eshte komplet profil tjeter nga ato lidera menaxherial apo teatral qe keto media kane qene te ‘detyruar’ te mbulojne ne menyre pothuajse obsesive dhe shterpe prej dekadash neper vendet e tyre. Zot na ruaj, por kam pershtypjen qe Putini, ngjashem me Hitlerin, eshte komplet nihilist. Te kesh nje nihilist si lider absolut te nje vendi me fuqi berthamore te mjaftueshme per te shkaterruar gjithe boten eshte rast fatal. Rusia ka traditen me te pasur letrare ne nihilizem.

  2. Asgje nuk do bej shoku Neri. Te guxoj te perdore arme berthamore, se e zhdukini ne te 100 e sekondes. Kujton se rusia eshte me e avancuar se shba dhe vendet e be per armatime?? Apo ka fuqi ekonomike nese sanksionet vazhdojne?? Nje vrime ne uje do bej. Thjeshte nuk terhiqej dote me, ai e ka nisur shkaterrimin e tij. Keqardhje per ato jete te pafajshme, nuk besoj se do e zgjas shume sado financa te kete rezerve. Do jene keta oligark qe e financojne qe do ikin si minjte te paret nga anija qe po mbytet e putin. Kaq.

  3. NJERZIT DUKE MOS DITUR .MIR GJUHEN QE FLASIN .NE VLEREN E VET SI PASQYRA KRIJIMIT HYJNOR .FLASIN PA VLERSIM VEPROJM PO KESHTU DHE PAS VIN PERGJEGJSIT PASOJAT thotë:

    Njerzit me shum jan te lillur me interesat pavarsisht demit qe tjerve ju shkatojn sesa me par njohurin m i domosdoshmerit.qe te ken ne esenc dobit jo demin te gjith je jen te nderuar..nuk eshte vetem putini gabim gabim eshte gjithcka qe njerzit mendojn flasin veprojn perderi sa nuk jan te mbeshtetur tek e verteta drejta haku .por vetem tek konkurenca pushtet parA permes antivlerAve dhe pikrisht mungesa vlerave con ne luftra kriza shkatrrim urdheroni po te ishin vlerat duke filluar nga boset me triliarda deri tek biznesmeni me i vogel i veshur me pushtet do kishin nxjerrur shuma te medha per te ndalur rritjen e cmimeve koston e jetes.por shohim te kunderten .ne bot dhe brenda nesh ne kemi 100 vite qe na vjellin dhe perdhunojn fisi komunist .dhe sipas f.bis jan mbi 2400 familje shqiptare qe kan para dhe investime brenda dhe jasht duke plackit shqiptaret ku jan keto zemermir qe te nxjerrin dicka prej xhepit nga meshira tyre per te lehtesuar krizat por vetem presin rastin qe te masakrojn popullin me rrit cmimet qe te masakrojn ket popull vetem te perfitojne parderi sA nuk ekziston drejtesija vlerat prezent jan antivlerat nje sistem jete i mirshpikur mirkontrolluar mir organizuar ne cdo cep te globit pakica mbi shumicen her ne unitet mes grupeve dhe her grupet ne rivalitet ekujlibrues.duke i shyrbyer cdo organizem .me emer i gjithsishem .por sa do zgjas ..perderi sa mbeshteten tek egoja jo rregulli funksional ekujlibrus domosdoshmerit.egoja dihet njeriu nuk ngopet me asggje egoja esht ulltim vetshkatrrues me deshir duke ven ne dispozicion gjithcka ne sherbim te saj ulltim te mbar ne fund te keti tuneli per autor dhe aktor nese nuk kthehrn ne domosdoshmeri
    esht nje dogan qe kontrollon dhe ndan udhetaret ku dikujt i pritet bileta per ferr dhe dikuj per parajs duke shenuar fundin e ketije ulltimi si stacioni fundit un tani mesova me fakte dhe po bindem cfar eshte kjo jet dhe sdua te humbi kohe me ulletaret qe skan destinacionin tim ky eshte raliteti por sa do zgjas .aq sa zgjat dhe angazhimi njerzor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *