• |
ide | kryesore

Berisha: Rusia nisi sot Luftën e Tretë Botërore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha reagoi ndaj sulmit rus mbi Ukrainë. Ish-kryeministri deklaroi se me këtë sulm, Rusia nisi de facto Luftën e Tretë Botërore.

Reagimi në Facebook: 

Rusia me agresionin ndaj Ukrainës nisi Luftën e Tretë Botërore?!’

Të dashur miq, diktatori gjakësor rus Vladimir Putin nisi sot agresionin ushtarak në shkallë të gjerë për pushtimin e Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Ky agresion duket se shënon fundin e paqes së pas-Luftës së Dytë Boterore dhe fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Luftën e Parë Botërore ‘de facto’ e nisi Rusia, Luftën e Dytë Botërore e nisi Hitleri dhe Gjermania naziste, të cilës në krye të radhës pas paktit Ribentrop-Molotov iu bashkua dhe Rusia.

Rusia, që me agresionin ndaj Ukrainës nisi për ambiciet e saj imperiale Luftën e Tretë Botërore, do të humbasë këtë luftë. Shqipëria, ish viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, është sot anëtare e NATO-s.

Liri Ukrainës! Vdekje pushtuesve rusë! Sb



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *