• |
ide | kryesore

Celtic turpërohet për herë të dytë nga Bodoe/Glimt: ja të kualifikuarit në rrugën drejt Tiranës

-Instant, Sport



Bodoe/Glimt, PSV Eindhoven, Partizan Beograd, Marseille e Leicester City janë pesë skuadrat e para që nga playoff i bashkohen 8 skuadrave të kualifikuara për në 1/8 e Conference League. Asnjë befasi me të kualifikuarit që përsëritën suksesin edhe në ndeshjet e kthimit, me përjashtim të hollandezëve të PSV që u mjaftuan me barazimin në transfertën e Izraelit.

Bodoe/Glimt, të fortë në suksesin në Skoci, ndëshkuan një Celtic të dorëzuar që në minutën e 9 me Solbakken. Asisti i Hagen ishte një ftesë që nuk mund të refuzohej e me skocezët të paaftë të reagonin Vetlesen mbylli llogaritë me golin e dytë në minutën e 69, duke i dhënë kalimin norvegjezëve me rezultatin e përgjithshëm 5-1. PSV mbrojti fort suksesin 1-0 në shtëpi dhe ia del të shkojë në 16 më të mirët me një 1-1, që e ndërtoi me golin e Vertessen 5 minuta nga fundi. Barazimi në shtesë Saborit vlen vetëm për statistikë.

Partizani i Beogradit kishte fituar në shtëpinë e Sparta Pragë 0-1 dhe në kthim u imponua në shtëpi 2-1, në një ndeshje ku çekët e provuan, por pa sukses. Një dygolësh i Gomez mes minutës së 7 dhe 24 bëri të pavlefshëm golin e Hlozek në të 85, kur serbët luanin me 10 lojtarë, pasi autori i dy golave u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66.

Marseille shëtit në Azerbaixhan me një 0-3 ndaj Qarabag, duke e cuar rezultatin e përgjithshëm në 6-1. Francezët nuk patën asnjë problem të kualifikoheshin, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12 me Gueye. Dyfishimi erdhi në të 77 me Guendouzi, ndërsa Fuente bëri tris në minutën e dytë shtesë. Sukses edhe për Leicester që mposhti 1-3 Randers. Barnes që në minutën e dytë hapi serinë e golave, duke e bërë të qartë cfarë ndeshje do të luhej. Dygolëshi i Madison në katër minuta (70′ e 74′) i dha përmasa suksesit, ndërsa Odey në të 84 ngushtoi vetëm diferencën për të zbutur disi rezultatin e përgjithshëm 2-7.

Europa Conference League Knockout Round Play-offs
Bodoe/Glimt 2-0 Celtic
Maccabi Tel Aviv 1-1 PSV Eindhoven
Partizan Beograd 2-1 Sparta Prague
Qarabag FK 0-3 Marseille
Randers FC 1-3 Leicester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *