• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Kush i fiton zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sondazh i publikuar në Euroneës Albania i kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë e Shkodrës nxjerr fitues të zgjedhjeve të 6 marsit kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Në bazë të sondazhit, qytetarët shkodranë do të votonin me 36.3% Spahinë e mbështetur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vend të dytë renditet Majlinda Angoni e Partisë Socialiste me 26.4%.

Ashtu si në Durrës, edhe në Shkodër Partia Demokratike e Lulzim Bashës me kandidatin Xhemal Bushati renditet i treti me 9.9%.

Një mbështetje më të madhe Spahia ka mes votuesve të PD-së të cilët do ta mbështesin atë në masën 70.1%.

Demokratët e Shkodrës renditin të dytin Xhemal Bushatin e PD-së së Bashës me vetëm 17.1% dhe vetëm 5.3% e demokratëve do të “tradhtonin” votën duke mbështetur kandidaten e PS-së Majlinda Angoni. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Cfare eshte kjo propagande alla enver hoxha ne vitin 2022. Neveri per te gjithe ju medje qe i beni publik keto shpifesira.
    Si nuk u ngopet duke na shkaterruar nervat me keto kalbesira qe vec helmojne ?!!! Apo edhe ju beni pjese ne kete kategori?! Beni nje gje te hajrit ne kete jete o mjeran, se jemi kaq kalimtar sa sja u pret mendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *