• |
ide | kryesore

Dëshmia ekskluzive nga brenda metrove të Kievit/ “Jemi fshehur këtu, tanket kanë mbushur qytetin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë e re ukrainase foli ekskluzivisht për Lapsi.al, për gjendjen që ka kapluar Kievin, kryeqytetin e Ukrainës. Kryefjalë e dëshmisë së saj është frika.

“Të gjithë jemi futur në metro. Na kanë udhëzuar të fshihemi këtu. Nëntokë jemi më të sigurtë. Jam bashkë me familjen këtu.” – thotë ekskluzivisht për Lapsi.al e reja ukrainase, me zërin që i dridhet nga frika.

Në dëshminë që jep ajo për redaksinë, thekson se ushtria ukrainase ka zbarkuar në Kiev, ndërsa gjithçka pritet nga Rusia ditën e sotme.

“I gjithë qyteti është mbushur me tanke. Sirenat kumbojnë në qytet” – thotë burimi. Ndërkohë, sipas detajeve që jep vajza, metroja e paralizuar gumëzhin nga murmuritjet e kryeqytetasve të shqetësuar.

Orët e para të mëngjesit të sotëm Rusia nisi një ofensivë ushtarake nga toka, deti dhe ajri drejt Ukrainës. Deri tani raportohet për mbi 40 jetë ushtarësh të humbura dhe dhjetëra civilë të vdekur dhe të plagosur. Tanket ruse, sipas raportimeve, vazhdojnë avancimin në territorin ukrainas, ndërsa raketat ruse kanë goditur shumë baza ushtarake dhe rojet kufitare të vendit. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Lufta filloi/Rusia sulmon Ukrainën. Shpërthime në Kiev 



4 Comments

  1. Keto jane pasojat kur i kreh bishtin diktatoreve psiqik. Ky eshte i semure si hitleri per pushtet. Nese keto te ashtquajtura vende tefuqishme nuk marin masa, e gjithe bota do jete ne lufte.
    Te paret jemi ne vendet e ballkanit me te rrezikuara. Influenca ruse eshte si ne kohen e xhaxhit aq e frikshme.
    Zoti qofte me njerzit e pafajshem dhe denofte keta psiqik te pashpirt qe vec per veten e tyre kane dashuri ( kemi edhe ketu tek ne te tille plot )

  2. Presidenti juaj ka bere tregti armesh me cunin e biden. Nga ata e keni luften. Cmenduria e nje idioti per te hyre ne nato eshte vuajtje per njerezit e thjeshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *