• |
ide | kryesore

FOTO/ Ushtarët rusë “bombarduan” vajzat ukrainase me SMS para të fiknin telefonat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ushtarët rusë filluan të bombardojnë Ukrainën përpara se të nisin sulmet ushtarake. “The Sun” shkruan se gratë ukrainase në qytetin e Kharkiv janë habitur nga një mori admiruesish me uniformë. Ata dukeshin të sigurt se do të merrnin urdhrin për të sulmuar nga komandantët e tyre ndaj përpara se të fiknin telefonët u shpërndanë mesazhe të shumta erotike në rrjetet sociale për vajzat ukrainase.

Dasha Synelnikova tha se ishte habitur kur kishte parë se në telefon i kishin mbërritur dhjetëra kërkesa miqësie nga ushtarë rusë në rrjetin social Tinder. 33-vjeçarja i rrëfeu “The Sun”: “Unë jetoj në Kiev, por ndryshova qëllimisht vendndodhjen duke e bërë Kharkiv pasi një mik më tha se ushtarë rusë po kërkonin vazja ukrainase në Tinder. Nuk e besova dhe ndaj e provova. Nuk mund t’u besoja syve të mi kur ata u shfaqën duke u përpjekur të dukeshin të ashpër dhe të ftohtë.

Një djalë muskuloz më niste foto duke u përpjekur të dukej seksi në shtrat duke pozuar me pistoletën e tij. Një tjetër ishte me veshje të plota luftarake ruse ndërsa të tjerët thjesht u shfaqën me jelekë të ngushtë me vija. Nuk më dukej asnjë prej tyre tërheqës dhe nuk do të mendoja kurrë të flija me armikun. Unë vetëm i refuzoja kërkesat e tyre, por kishte aq shumë sa u bëra kurioze dhe u futa në një shkëmbim mesazhesh. Ishte qesharake, por e frikshme në të njëjtën kohë, duke ditur që ata ishin kaq afër” – tha ajo.

Dasha tha se shkëmbeu mesazhe me një 31-vjeçar rus të quajtur Andrei, i cili i kishte nisur foto duke pozuar me pushkën e tij kallashnikov dhe me pajisje të plota luftarake dhe helmetë.

MESAZHET

Dasha: “Ku jeni? Jeni në Kharkiv?
Andrei: “Sigurisht që nuk jam në Kharkiv, por jam afër – 80 km.”
Dasha: “A keni ndonjë plan të na vizitoni?”
Andrei: “Do të vija me kënaqësi, por djemtë rusë nuk kanë qenë të mirëpritur në Ukrainë që nga viti 2014 [kur forcat pro ruse pushtuan Donbasin dhe aneksuan Krimenë].
Dasha: “Çfarë bën?”
Andrei: “Kam lindur në Belgorod dhe kam qenë inxhinier para vitit 2014 dhe kam vizituar mjaft Kharkivin dhe më pëlqeu aq shumë sa doja të blija një apartament. Më pëlqen të udhëtoj në Azi, veçanërisht në Tajlandë. Por tani është një kohë e vështirë. Doja të udhëtoja në Evropë, por marrja e një vize është e vështirë, sepse askush nuk e pëlqen Rusinë tani.

Kur e pyeti hapur nëse Andrei ishte një ushtar rus, ai u përgjigj me një video të aktorit hollivudian Jim Carrey, sikur të thoshte: “Oops!”

Brenda një ore në Tinder e Dasha zbuloi një valë admiruesish rusë. Të gjithë dukej se ishin në mesin e forcave të Putinit që grumbulloheshin në veri të Kharkiv.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha mbrëmë se numri i madh i trupave atje tregonte për një sulm në qytet në orët e ardhshme.

“Këta djem dukeshin njësoj si kushdo tjetër në Tinder. Ata duan dashuri ose shoqëri. Është disi e vështirë të imagjinohet se ata mund të vijnë këtu për të na sulmuar. Shpresoja se nuk do të ndodhë” – tha vajza.

Njësitë ruse më pas u urdhëruan të fikin telefonat celularë në përgatitje për një pushtim. ©LAPSI.al

Russian soldiers began bombarding Ukraine yesterday — with Tinder messages looking for love Alexander, 29, posed in a beret with his sunglasses tucked in his tight blue and white striped vest Uniformed Gregory, 25, seemed keen to show off his military watch in another snap

 

31-year-old Andrei posed clutching his Kalashnikov rifle in full combat gear and helmet Bearded 'Black' is a 33-year-old Chechen fighter who posted a snap of himself in bed clutching a pistol A bearded Chechen fighter nicknamed 'Black'” were among dozens whose profiles popped up

They looked certain to get a rocket from Red Army commanders



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *