• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Kosova të bëhet pjesë e NATO, të izolohet aleatja ruse në Ballkan

-Instant, Ide



Bota në të cilën kemi rënë gjumë mbrëmë nuk është më bota në të cilën u zgjuam këtë mëngjes.

Një realitet i ri botëror ka nisur.

Rusia ka filluar bombardimin me synim pushtimin e një shteti 44-milionësh, Ukrainës, dhe bota perëndimore po shikon duke ngrënë thonjtë, edhe pse kishin kërcënuar se kjo nuk guxon të ndodhë.

Kush mund të ndjehet i sigurt në një realitet të këtillë?!

Pse nuk po i merr seriozisht Vladimir Putin kërcënimet dhe vijat e kuqe të liderëve perëndimorë?

Sigurisht se shtetet perëndimore, duke u marrë me problemet e brendshme, shpesh të krijuara artificialisht vetë, nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur qëllimeve të Federatës Ruse. Këtë terren të cilin, tashmë po shihet, se Putin ka vendosur ta shfrytëzojë në plotni.

NË ANËN TJETËR, klasa politike kosovare, sidomos në këto 7-8 vjetët e fundit është sjellur me ndjenjën e atij fëmijës, i cili mund të bëjë çfarëdo çapkënllëku që i bjen në mend dhe në fund i falet, se gjithmonë do ta ketë dashurinë dhe mbështetjen e parezervë të prindërve. Madje edhe kur fare nuk i kanë dëgjuar këshillat e prindërve.

Politika kosovare duhet të jetë tash e tutje shumë më serioze në raport me politikën e jashtme dhe bashkëpunimin me shtetet mike perëndimore, diçka që fatkeqësisht nuk e kemi parë tash e sa kohë.

Pasojat e gabimeve shumë të vogla prej sot mund të jenë të mëdha.

PESË SHTETET E BE-së, të cilat kanë hezituar ta njohin shtetësinë e Kosovës, duhet të reagojnë tash për ta dëbuar Rusinë nga Ballkani.

Tashmë është e qartë se i vetmi shtet i cili është rreshtuar me Rusinë në këtë pjesë të Evropës është Serbia. Mjafton të shihen ballinat e të përditshmeve beogradase dhe aty shpërfaqet në mënyrë agresive mbështetja për Rusinë dhe kundërshtimi i politikës demokratike perëndimore. Dorën në zemër as partitë në pushtet dhe ato opozitare nuk po lodhen ta maskojnë këtë mbështetje.

Ky çast do të duhej të shërbente si këndellje e Brukselit dhe Washingtonit se cila është Serbia e vërtetë dhe se e ka farsë rreshtimin me vlerat perëndimore.

Gjithashtu, pesë shtetet e BE-së të cilat kanë pasur dilema për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tash do të duhej t’i heqnin ato.
Duke e mbajtur ambiguitetin e statusit të Serbisë në Kosovë, këto shtete e rrezikojnë rajonin, duke i lënë një derë të hapur Rusisë që të ndikojë.

Me njohjen e Kosovës, dhe anëtarësimin e saj në NATO, kompletohet platoja e sigurisë në rajon dhe izolohet aleati i vetëm i Rusisë në Ballkan.



4 Comments

  1. Po kjo nuk mund te behet me vezirin e Surrelit qe saboton Kosoven per te jetesuar Jugosllavine e Re (Open Balkan). Pa u djegur dhe fundosur ky projekt delirant i nje multimiliarderi nga pertej oqeanit Kosova do jete gjithmone e rrezikuar.

    Edi Rama ka patur kryesine e OSBE dhe karrigen e Keshillit te Sigurimit, mundesi qe Shqipërise i vine nje here ne jete, dhe nuk i shfrytezoi per te ndihmuar ceshtjen e Kosoves dhe as per te miren e Shqiperise. Pa llogaritur qe eshte anetare me drejta te plota te NATOs dhe ne cdo takim duhej te ngreje ceshtjen e Kosoves dhe rrezikun qe i kanoset Europes nga Serbia, fundja Lufta e I Boterore u inicua nga nacionalilstet serb.

    Serbia si aleate e Rusise duhet te izolohet si nga toka dhe ajri, duhet te goditet me embargo dhe sanksione derisa te heqi dore nga projektet destabilizuese ne Bosnje, Mal i Zi, Maqedoni dhe Kosove

      1. Nqs se do të pirdhen të gjithë ata që stë pëlqejnë ty, të mbetet veç të hysh në pidh të satëme kurvë komubiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *