• |
ide | kryesore

Pallati 7 katësh pa leje, gjykata lë në burg drejtoreshën seksi të Bashkisë Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Sarandës ka lënë në burg drejtuesen e Inspektorit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Romina Pula, e arrestuar për lejimin e ndërtimit të një pallati 7 katësh pa leje në hyrje të qytetit. 31-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

“Arrest me burg” kërkoi prokurori Kledian Llaho, masë kjo e dhënë edhe nga gjyqtari Shkëlzen Licaj.

Sipas dy avokatëve Gjergji Imeraj dhe Agron Gurëbardha Gjykata pranoi se objekti 7 katësh ishte me leje, por u shpreh se kryeinspektorja nuk kishte ndërhyrë.

E pandehura nuk ka pranuar asnjë nga akuzat ndërsa se ka pohuar se ka ndërhyre prane subjektit kur ka patur shkelje. Pala mbrojtëse që kërkoi detyrim paraqitje, do të apelojë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Pallati 7-katësh po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi, në një zonë të dukshme kodrinore, pa leje.

Por pavarësisht këtij fakti, IMT-ja vendore nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet.

Kjo ka bërë që organet përkatëse të nisin hetimet ndaj drejtueses së inspektoratit dhe me urdhër të Prokurorisë, drejtuesja e këtij institucioni është prangosur dy ditë më parë.



2 Comments

  1. ca te beje dhe romina shkrete. Kari e uli te karrikja drejtoreshes, Tani te kenaqet te vendi sic i ka hije

  2. Sic duket nuk i ka kryer mire detyrat me Gjiknurin dhe Ahmetajn; Keto jane rililndasit super-horney te njohur tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *