• |
ide | kryesore

Po ndodh tani/ Qytetarët e Kievit mbushin metronë për tu shpëtuar bombave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari francez Benoît Vitkine i gazetës “Le Monde” që raporton nga kryeqyteti ukrainas Kiev ka publikuar në rrjetet sociale online pamje të asaj që po ndodh atje.

Ai nxori foto të ambienteve të brendshme të metrosë e cila është mbushur nga qytetarë të shumtë që përpiqen tu shpëtijnë bombave.

Ishte kryetari i bashkisë së Kievit që tha se 4 stacione të metrosë do të përdoren si strehë kundër sulmeve ajrore. Drejtuesit lokalë ukrainas në rajonin e Donetsk thanë se forcat ruse kishin goditur një spital atje, duke vrarë 4 persona.

Sipas CNN deri tani ushtria ruse ka leshur mbi 160 raketa ndaj Ukrainës. ©LAPSI.al

Image Image



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *