• |
ide | kryesore

Prag lufte bërthamore/ Rusët marrin në dorë centralin e Çernobilit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një betejë e ashpër po zhvillohet në zonën centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë pasi trupat ruse hynë nga Bjellorusia.

Rojet e centralit u kundërpërgjigjën pasi zyrtarët paralajmëruan se një goditje e drejtpërdrejtë mund të përhapte një re pluhuri radioaktiv në të gjithë Evropën.

Mediat raportojnë se rreth orës 19:00 me atë të Ukrainës forcat ruse kishin marrë peng punëtorët në ish-centralin bërthamor.

Një këshilltar i presidentit ukrainas u tha gazetarëve: “Pas një beteje të ashpër, ne humbëm kontrollin mbi vendndodhjen e Çernobilit. Nuk dihet gjendja e ish-termocentralit bërthamor”.

Duke e quajti të pakuptimtë sulmin nga forcat ruse, ai shtoi: “Është e pamundur të thuhet se Çernobili është i sigurt”.

Zyra e Presidentit paralajmëroi se ky është “një nga kërcënimet më serioze për Evropën sot”, pasi trupat ruse mund të përgatiten të provokojnë termocentralin bërthamor ose “të përdorin dëmet gjatë sulmit për të fajësuar Ukrainën, ose për t’a dëmtuar atë”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se sulmi rus “mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.
Çernobili “mund të shpërthejë përsëri në 2022” nëse lufta vazhdon, tha ai. ©LAPSI.al

Video showed a huge explosion as Melitopol airbase came under attack Earlier mobile radar equipment was destroyed in a Russian blitz near Mariupol Fighting was raging today close to the entombed reactor at Chernobyl Workers at Chernobyl have reportedly been taken hostage

Russian tanks have stormed the former Chernobyl nuclear power plant



1 Comment

  1. Po nuk u godit ne pabesi njeheresh nga nato rusia per 20 dite shkateron gjithe evropen nese merr plotesisht nen kontroll ukrainen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *