• |
ide | kryesore

Profili i presidentit Ukrainas/ Një humorist që duhet të drejtojë luftën kundër Putinit

Arkiva, Kryesore, Planet



Kur erdhi në pushtet, në prill 2019, Volodymyr Zelensky ishte një kryetar shteti pa përvojë politike apo ushtarake, i cili qe i njohur vetëm për rolin e tij si president… në një serial televiziv. Ai po përballet tani me krizën më serioze në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Vendi i tij i është nënshtruar një ofensive Ruse, e cila e ka rrethuar Ukrainën me më shumë se 150,000 trupa. I gjendur papritmas në qendër  të vëmendjes ndërkombëtare, ky ish-aktor 44-vjeçar vijon sot negociatat me zyrtarët më të lartë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Presioni i jashtëzakonshëm të cilit i është nënshtruar u përforcua edhe më tej të hënën, 21 shkurt, kur Moska vendosi të njohë republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk, në lindje të Ukrainës. Vendimi i Vladimir Putin, u njoftua pas një fjalimi të gjatë “paranojak”, duke grisur marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara në shkurt 2015 dhe që supozohej të vendosnin përfundimin e konfliktit me separatistët pro-rusë në Donbass.

“Ne jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe nga askush, nuk i detyrohemi asgjë askujt, ne nuk do ti falim asgjë askujt”, u përgjigj Presidenti ukrainas në një fjalim drejtuar kombit, duke denoncuar një “shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Ai nuk është më i njëjti njeri si në fillim të mandatit të tij”, vëren Oleksiy Melnyk, bashkëdrejtor i Think Tank-ut Razumkov, në Kiev: “Ai dukej shumë i sigurt për veten në fjalën e tij, pavarësisht situatës shumë të rrezikshme”. I akuzuar për naivitet ndaj Rusisë në fillim të presidencës së tij, Volodymyr Zelensky e kuptoi me vonesë se nuk do të mjaftonte të uleshin armët dhe të zhvillonte takime “sy më sy” me Vladimir Putin për t’i dhënë fund konflikt, siç kishte deklaruar ai në vitin 2019. “Ai e kuptoi se kishte të bënte me një kundërshtar të ashpër, grabitqar, cinik, armiqësor ndaj çdo kompromisi dhe që kërkonte koncesione të njëanshme nga Ukraina”, thekson studiuesi.

Një transformim që ngjall respekt

Kur shpërtheu kriza e re me Moskën, në tetor 2021, Voolodymyr Zelensky ngjalli dyshime dhe mosbesim duke kundërshtuar publikisht deklaratat e Uashingtonit për frikën e kërcënimit rus ndaj kufijve të Ukrainës. Në vend, shumëkush u habit me mungesën e tij të përvojës dhe pyeti me çudi: a e kupton presidenti të paktën se çfarë po ndodh ? A është ai më i mirëinformuar sesa ShBA?

Pas disa hezitimesh ai përfundoi duke përqafuar pozicionin Amerikan, por me një kusht, duke e zbutur diskursin alarmues Uashingtonit, për të qetësuar popullatën, ndonëse pa reshtur asnjëherë presonin ndaj perëndimit për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë.

Ai kishte vetëm një qëllim, të shmangte me çdo kusht krijimin e panikut në Ukrainë për të kursyer sadopak ekonominë e prekur qysh më parë nga kriza.

Jashtë vendit, transformimi i humoristit të vjetër në një komandat lufte filloi të fitonte kuriozitetin dhe respektin e bashkëbiseduesve të tij. Liderët perendimorë filluan të përshëndesin “gjakftohtësinë” e tij, pavarësisht nga shantazhi i vazhdueshëm i Vladimir Putin. Gjatë Konferencës së Mynihut për sigurinë, më 18 shkurt, të pranishmit e duartrokitën dhe u ngritën në këmbë që para se ai të merrte fjalën, për të shënuar mbështetjen dhe unitetin e tyre kundër Moskës. Nga tribuna një buzëqeshje e shkurtër u shfaq në fytyrën e presidentit, i cili nuk kishte dëgjuar prej kohësh një kor të tillë duartrokitjesh. Ai shijoi rikthimin e një zakoni të jetës së vet të mëparshme, kur luante rolin kryesor në serialin e superndjekur, “Shërbëtori e njerëzve” (foto ketu poshte). Volodymyr Zelensky aty mbante petkun e një mësuesi të ndershëm por naiv që rastësisht, bëhet president.

Volodymyr Zelensky, de comique à président d'une Ukraine en guerre

Skenari u bë realitet në natën e Vitit të Ri 2018, kur Volodymyr Zelensky, një hebre jo praktikant, i lindur në qytetin industrial dhe rusishtfolës Kryvyi Rih, shpalli kandidimin për zgjedhjet presidenciale, me një pemë krishtlindjesh në sfond.

Komediani, i martuar me dy femije, i dha partisë të njëjtin emër si titulli i serisë në të cilën luante: “Shërbëtori i popullit” dhe fitoi zgjedhjet presidenciale katër muaj më pas falë dy premtime kryesore: luftës kundër korrupsionit dhe paqes në Donbass, ku më shumë se 14,000 njerëz kanë vdekur që prej fillimit të luftës, në vitin 2014.

I nxitur nga rezultati historik në zgjedhje (73%) dhe shumica absolute që mori në Parlament partia e tij, Volodymyr Zelensky, pati iluzionin se do të ndryshonte gjithçka shpejt.

Por, zhgënjimi do të qe po kaq befasues.

“Ai mendoi se ishte e mjaftueshme që të zëvendësoje politikanët e vjetër me fytyra më të reja”, tregon analisti politik, Volodymyr Fessenko, në Kiev. Por e kuptoi shpejt

se kaq nuk mjaftonte dhe se shumica e votuesve kishin nevojë mbi të gjitha për menaxherë efikas. »

“Armiqtë imagjinarë”

Aktori popullor i mësuar me lëvdata, i përjetoi shumë keq kritikat e para si president. Si rezulatat i kësaj tregojnë disa ish-bashkëpunëtorë, ai u vetëizolua dhe u rrethua nga njërëz të besuar që i bënin qefin. Ai filloi të favorizonte ata që i shfaqnin besnikëri përpara atyre që  ishin kompetentë. 

Sipas faqes investigative në internet, Bihus, në qeveri, madje dhe në agjensitë e inteligjencës apo mbrojtjes, gjenden më shumë se 30 persona të lidhur me familjen apo me kompaninë që prodhoi serialin e tij.

Brenda tre vjetëve, pikët e presidentit në sondazhe ranë  në 23%, ndonëse ai mbetet ende politikani më popullor. Opozita, një pjesë e votuesve të saj dhe ish-bashkëpunëtorët e qortojnë për  mungesën e përvojës, që rezulton të jetë tepër e rrezikshme në këto kohë të pasigurta. “Sot, Zelensky përballet me një sfidë të madhe për atë vetë, për Ukrainën, por mbi të gjitha për komunitetin ndërkombëtar”, vëren z. Melnyk. Ai është më i aftë se dy vjet e gjysmë më parë, por unë kam frikë se ai nuk ështe mjaftueshëm i përgatitur për luftën“. Presidenti  bëri një “gabim” edhe sepse humbi shumë kohë “duke luftuar kundër armiqve imagjinarë si Poroshenko”, paraardhësi i tij dhe kundërshtari numër një, në vend që ti kushtonte vëmendjen e duhur “kundërshtarëve të vërtetë të Ukrainës”.

Volodymyr Zelensky et le chemin de la guerre - AgoraVox le média citoyen

Sipas një studimi të publikuar në shkurt nga Qendra Razumkov, 55% e popullatës beson se në rast pushtimi Volodymyr Zelensky nuk do të qe dot një komandant i përgjithshëm efikas, i aftë për të organizuar mbrojtjen e vendit. “Unë besoj se asnjë Presidenti i Ukrainës nuk ka qenë i përgatitur për një luftë me Rusinë”, u mbrojt ai në një intervistë në fund të janarit. Ndonëse tani siguron: “Ne jemi gati. »

Per “Le monde” Faustina Vincent/Pergatiti Lapsi.al

 



17 Comments

  1. Let us see how much they (Russian soldiers), treat the Ukrainian civilians as equals as they make their way towards Kiev. You will see that they are nothing but dogs, a subspecies of Slavs to the Kremlin, they must control. I hope that Ukraine becomes another Chechnya for Putin, but worse. He will relive the Afghan trap of the Soviet era and see just how ineffective his outdated military is. And if he thinks he can scare the world with his nuclear weapons, surely he knows that an even larger amount of ICBM arsenals are pointed directly at him as well. Slava Bogu comrade!😏

    1. FUCK OFF LITTLE American Gay. Where is your pussy Nato. You got fucked like faggs in Afganistan from Sheppherds

    2. “Një humorist që duhet të drejtojë luftën kundër Putinit”, është titulli i këtij shkrimi.
      I prezantuar si komedian apo humorist, tek cilido krijohet përshtypja se Ukraina nuk paska zgjedhur njeriun e duhur si lider të saj.
      Personalisht edhe unë në fillim e pata një dyshim të tillë duke shkuar ndër mend se edhe shqiptarët kanë zgjedhur si lider shtetëror një piktor karagjoz si Rama.
      Por a është e vërtetë që Zelenskyy ka pasur këtë profesion njëlloj si EDrama ?
      E vërteta është krejtë ndryshe.
      Zelenskyy një ukrainas me origjinë izraelite, është i dipllomuar në drejtësi dhe pikërisht nga shqetësimi i tij për përhapjen e korrupsionit në Ukrainë nën ndikimin e mafies ruse e shtyri të bënte profesionin e aktorit humorist.
      Ai u bë i famshëm si aktor në Ukrainë, kur në një film humoristik grotesk, luajti rolin e një presidenti mafioz pro rus me prirje kriminale.
      Pra ai nga jurist u bë aktor, pikërisht për të demaskuar diktatorin Putin e mafien ruso-ukrainase.
      Putini, një ish oficer i KGB komuniste ruse që ka punuar në Gjermaninë lindore, e akuzon presidentin ukraino-izraelit si “terrorist e nazist” kur prindërit e gjyshërit e tij janë persekutuar e vrarë nga nazizmi gjerman ?????

      1. “Një humorist që duhet të drejtojë luftën kundër Putinit”, është titulli i këtij shkrimi.
        I prezantuar si komedian apo humorist, tek cilido krijohet përshtypja se Ukraina nuk paska zgjedhur njeriun e duhur si lider të saj.
        Personalisht edhe unë në fillim e pata një dyshim të tillë duke shkuar ndër mend se edhe shqiptarët kanë zgjedhur si lider shtetëror një piktor karagjoz si Rama.
        Por a është e vërtetë që Zelenskyy ka pasur këtë profesion njëlloj si EDrama ?
        E vërteta është krejtë ndryshe.
        Zelenskyy një ukrainas me origjinë izraelite, është i dipllomuar në drejtësi dhe pikërisht nga shqetësimi i tij për përhapjen e korrupsionit në Ukrainë nën ndikimin e mafies ruse e shtyri të bënte profesionin e aktorit humorist.
        Ai u bë i famshëm si aktor në Ukrainë, kur në një film humoristik grotesk, luajti rolin e një presidenti mafioz pro rus me prirje kriminale.
        Pra ai nga jurist u bë aktor, pikërisht për të demaskuar diktatorin Putin e mafien ruso-ukrainase.
        Putini, një ish oficer i KGB komuniste ruse që ka punuar në Gjermaninë lindore, e akuzon presidentin ukraino-izraelit si “terrorist e nazist” kur prindërit e gjyshërit e tij janë persekutuar e vrarë nga nazizmi gjerman ?????

        Karagjozi bojaxhi Rama akuzon Berishën si një politikan i dhunës. “varresë”, ndërsa juristin e dipllomuar në perëndim, Bashën, si një “hiç” që nuk njeh tabelën arrithmetikës, kur vetë është personifikimi i njeriut të dhunshëm, nuk e ka idenë as të drejtësisë e as të ekonomisë

  2. Prej ketij qe zbuste dhe nenvlersonte rrezikun rus ukrainasit u zgjuan ne mengjes me alarmin e bombave ne vend qe te ishin ne kufi duke pritur sulmin

  3. Mosnderhyrja me forca ushtarake nga NATO dhe Europa nuk eshte tradheti ndaj Ukraines, por politike e matur ne menyre qe konflikti te mbetet i lokalizuar e te mos zgjerohet ne vende te tjera.
    Goditja e Kievit eshte nje sulm fashist i Putinit dhe i tille do te mbetet, cka e tregon edhe protesta qytetare ne Rusi kunder pushtimit te Ukraines.
    Synimi i Putinit qe me kete menyre te realizoje vendosjen e nje qeverie dhe Presidenti pro-Moskes zyrtare dhe te bindur ndaj saj nuk gjeti asnje rruge tjeter vec sulmit ushtarak, te cilin e ka pere si te shpejte e jo te gjate ne kohe.
    Per kete deshmon edhe deklarata e Lavrov se “ne nuk kemi hequr dore nga diplomacia dhe kemi patur komunikim me Perendimin dhe anetare te Nato-s.
    Gjithsesi keqardhje dhe solidaritet me popullin e Ukraines ne mbrotje te lirise dhe sovranitetit te vendit.

    1. FUCK OFF LITTLE American Gay. Where is your pussy Nato. You got fucked like faggs in Afganistan from Sheppherds u

    2. Amerika pushtoi i Afganistanin, Irakun, Libine dhe protestat kunder luftes u shtypen pa meshire. Ku ishe ti homosekduaki i sorrosit te komentoje?

  4. PRANAJ SHKOJN PUNET KESHTU KER DREJTOJN KLLOUN CIRKU SI KY I UKRAINES APO PALIACO SI BEBE GRILLO NE ITALI DHE SI PUNA KTIJ BYTHSHKLYMIT TON KTU. DHE “KOINCIDENCA” OSHT SE JANE TE TRE SOROISTE

    1. Po leje mer sorosin se osht 90 vjec dhe nuk ka fuqi.. Budallalliqe! Merru me Psikopatin Trump qe quan Putin Gjeni. Sa per aktor apo klloun, te jejten gje mund te themi edhe per Reagan etj etj.

        1. Po hik mer psikopat se nuk merret njeri me byrek e sufllaqe. Nuk bohet politike me trump e soros apo aq kupto ti, aq eshte niveli jot! Vk

  5. Egjitha eshte marrveshje e Natos me Rusine !
    Loja e madhe eshte ne fakt e te gjithëve kunder Kines.
    Tramp tha qe Kina mund te sulmoje Tajvanin, qe do ishte dhe fundi i tmerrshem i Kines Popullore Republik.
    Veshtire te besohet qe Dragoi i Verdhe do dali nga shpella !!!
    Kufiri Kinez do te duhet sulmohet nga pak ne te gjitha anet…

  6. KOMEDIAN o paloco gazetar. Sido qe te jet profesioni i tij. ai ne keto momente po tregon se eshte i duhuri, me maturi, pjekuri, dashuri per vendi e tij. Shihet edhe ne fjalimet edhe mesazhet qe i jep popullit te vet . Jemi 2022 nuk ka me lufte me arme si ne mesjet si putin qe ka per te ikr per lesh. Menyra si e ka perballuar deri tani, duke menduar qe ukraina nuk ka fuqin e rusis, ky ‘humoristi” ka bere ate qe duhet.

    Ai ka perkrahje e te gjithve, asnje se ka braktisur ukrainen, po e mbeshtesin shume. Saksionet qe po mere shba dhe be , britani jane me te renda se lufta me arme. Mundohuni sa te doni te beni propagante alla qim peka ” bide braktis ukrainen”, po nuk ju ecen me te disinformoni .
    NUK JEMI NE REPUBLIKEN SOCIALISTE ENVERISTE ME.
    NDERRONI PLLAKEN E GRAMAFONIT SE JU ESHTE NDRYSHKUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *