• |
ide | kryesore

Pushtimi rus/ Ukraina i kërkon zyrtarisht ndihmë Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ukraina i ka bërë kërkesë Shqipërisë për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera në një kohë që pushtimi rus ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Përmes ambasadorit të saj në Shqipëri, Ukraina bëri thirrje për ndihmë aktive nga BE, SHBA dhe gjithë popujt e tjerë demokratik.

“Aktualisht mbeshtetje zyrtare kanë shprehur Presidenti, Kyreministri, kryetari i Parlamenti, ministri i Jashtëm ministri i Mbrojtjes, i Ekonomisë, kryetarët e partive populli në mënyrë masive dhe ju falenderojmë për këtë.

Ne nuk do dorëzojmë pavarësinë e sovranitetin do mbrojmë atdheun tonë me të gjitha mënyrat por kemi nevojë për mbështetje e ndihmë aktive. Bëjmë thirrje BE, SHBA dhe gjithë botës demokrartike të përdorin ndaj agresionit sanksione që do ndalin agresorin.

Kemi bërë kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare dhe kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmë me benzinë dhe lëngje të tjera.” – u shpreh ambasadori Ukrainas.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *