• |
ide | kryesore

Shpërthen Berisha: Kuvendi ynë hesht për pushtimin në Ukrainë, dëshmi e vasalitetit ndaj Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në parlament, duke e quajtur atë një kuvend të rusisë së vogël apo Beogradit, duke mos miratuar një rezolutë për luftn e nisur nga Rusia mbi Ukrainë.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kapitullant të këtij parlamenti të turpshëm, vend anëtar i NATO-s që nuk merr përsipër të votojë një rezolutë të votojë agresorin, për të dënuar Rusinë e cila është nismëtare e luftës së Parë Botërore, ju bashkangjit Hitlerit me paktin për pushtimin e Polonisë dhe e vetme nis pushtimin e një vendi të pavarusr sovran.

Dënoj me ashpërsi qëndrimin e këtij parlamenti. Ky parlament mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Rusisë së vogël apo Serbisë. Kjo është e turpshme, e paimagjinueshme. Si mund të justifikojë ky parlament këtë. Cfarë ndodh këtu, kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Si ka mundësi atje po bien bomba mbi njerëz të lirë, kurse ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori turpi historik kapitullimi. Ka një përgjegjës, Rama vasal i vucicit. Vdekje pushtuesve rusë.” u shpreh Berisha.



3 Comments

  1. Foli ky sovranisti non grata. Shyqyr qe filloi lufta qe Berisha te shfaqet gjoja me perendimor se perendimoret, me amerikan se amerikanet dhe me trim se trimat(me breke neper kembe).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *