• |
ide | kryesore

Sondazhi për zgjedhjet e 6 marsit/ Grupimi i Berishës fiton Shkodrën

-Instant, Arkiva, Kryesore



Pavarësisht përçarjes së opozitës dhe angazhimit të diplomatëve amerikanë, grupimi i Foltores duket të jetë ndjeshëm fitues në Shkodër. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë është shumë më përpara edhe gati se ai i Bashës dhe Ramës së marë sëbashku, ndërsa Sali Berisha gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (41,9%) të votuesve në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama pëlqehet nga një e katërta (28%) e këtij elektorati dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gëzon pëlqyeshmërinë e 14,6% të tyre.

Lexo me tej:

Analiza e sondazhit për Durrësin/ Fiton Rama, Berisha shkatëron Bashën

Pëlqyeshmëria e shkodranëve për liderët politik, lidhet në mënyrë të drejtë me pëlqyeshmërinë që ata kanë për kandidatët për kryetar bashkie që i mbështesin këta kandidatë.

Në bashkinë Shkodër, kandidati Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i mbështetur nga Sali Berisha, gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (42,3%) të votuesve.

Kandidatja socialiste Majlinda Angoni pëlqehet nga thuajse një në tre (30,3%) votues shkodranë. Xhemal Bushati i Partisë Demokratike pëlqehet nga 18,5% e elektoratit në Bashkinë Shkodër.

Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohen më shumë negativisht (51,5%) nga votuesit në Shkodër është ai i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Andi Bushati:Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.



8 Comments

  1. Nuk e besoj kursesi që shumica e shkodranëve të besojnë se Rama mbështet SHBA e NATO-n, kur ai është deklaruar se e ka mik Vuçiçin, këlyshin e Putinit.
    Po aq e çuditëshme më duket që shkodranët të jenë kundër NATO-s e SHBA e të mbështesin Metën e Berishën të futur në shtëpinë e Ilirit, që i kanë shpallur luftë SHBA, që i ka deklaruar këta të dy si persona non grata..
    E gjith bota sot i ka sytë në tragjedinë e popullit të Ukrainës që po martirizohet nga Millosheviçi i Rusisë njëlloj si Kosova..
    Thua vërtetë që shkodranët të jenë pro Rusisë kundër ukrainasve ?
    Janë piruetat politike të panderëshme të së majtës europiane, që e trimëruan Putinin që pasi pushtoi Krimenë, të sfidojë NATO-n e botën demokratike me pushtimin e gjithë Ukrainës për ta rikthyer Rusinë në kohën e ish Bashkimit sovjetik.
    Është politika majtiste “dridhe Like” e Europës, që pas mbi 70 vitesh , të shkaktojë “luftën e tretë botërore” siç e cilëson Berisha.

      1. Që të më bindësh se nuk je ti idiot, provo të argumentosh me fakte se shkodranët qenkan të dashuruar me ish Partinë e punës që quhet sot socialiste, apo me ish komunistin Berisha, që si Enveri dikur i ka shpallur luftë ambasadës amerikane e qeverisë amerikane.

  2. Kur “sondazhi” ne Ameriken e etalonit te demokracise ne 2016 nxirrte fituese Hillyn e Billyt me shume pike para D, Trump (!) eshte normale qe edhe ne Shqiperine e cudirave te nxjerrin fitues ke ti jepet urdheri e per ke te paguhen.
    Se fiton a jo ky Bardh Spahia, nuk perben cudi…
    …por ama qe shumica e demokrateve qenkan aq te marrosur sa te mbajne vehten me shprese tek poturet e mbushura me mut te Saliut, kete duhet koka Batare e Mul Nokes ta besoje.

  3. O Kara ndashi,
    hiqni dore nga ky lloj konceptimi i titujve te lajmeve ku beni fakt ngjarjet apo proceset politike te cilat jane ne rruge e siper kur perfundimi eshte i pa percaktuar. Kur nuk realizohen perashikmet tuaja po ju sajoni c’do lloj rrene per te akuzuar dhe fajsuar kundershtarin tuaj.
    Kuptohet, qellimi eshte per te ngrefur elektoratin qe ju ndjek niveli i cilit kuptohet lehtesisht po te lexosh pese komente. Kjo “strategji” nuk ju demton vetem ju por edhe ate popull te mjere qe perjeton injoraece shekullore.

  4. Shkodranet kara e injorante kane qene gjithmone. Sidomos pjesa mutlimane kane probleme me larjen dhe higjenen ne veçanti. Imagjino qe votuan voltanen qe lajej 1 here ne muaj pasi sapunin nuk e njihte vetem se kapte. Shkodranet duhet tja qine ropt ps, pd, dhe birishes sepse kane talle karin dhe tallin loqen menate popull pashtun e taleban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *