• |
ide | kryesore

Video/ Malinovsky udhëheq Atalantën, dygolësh e tregon fanellën e luftës: dështon Lazio

-Instant, F1, Sport, Video



“No War” një fanellë kundër luftës në Ukrainë, pas agresionit të Rusisë, e treguar pikërisht nga një ukrainas që shënoi dygolësh për ti dhënë Atalantës kualifikimin në 1/8 e Eruopa League. Në ndeshjet e kthimi të playoff të kompeticionit, bergamaskët u kualifikuar në Greqi e, bashkë me ta, edhe Sevilla, Porto e Leipzig.

DINAMO ZAGREB 1-0 SEVILLA
Dinamo e Zagrebit, nuk përmbush dot rikuperimin drejt kualifikimit përballë Sevillas që kalon në 1/8 e kompeticionit. Kroatët fitojnë 1-0, e pamjaftueshme për të përmbysur 3-1 e arritur nga spanjollët në ndeshjen e parë dhe eliminohen. Në pjesën e parë miqtë u treguan të rrezikshëm sidomos me iniciativat e Papu Gomez dhe disa tentativa të Rafa Mir, të cilit i mungoi precizioni. Ndeshja ndryshoi pak pas një orë loje, kur Acuña preku me topin me krah në zonën e tij duke i lejuar kroatëve një penallti: nga pika e bardhë Orsic kaloi vendasit në avantazh. Sulmi final i Dinamo Zagreb, në epërsi numerike pas kartonit të kuq ndaj Delaney në të 91-ën, nuk e ndryshoi rezultatin dhe Sevilla, edhe pse me shumë vuajtje, kalon në raundin tjetër, duke treguar edhe një herë konfidencën e madhe me Europa League.

LAZIO 2-2 FC PORTO
Lazio e Strakoshës barazoi 2-2 në Olimpico kundër Portos në ndeshjen e dytë të play-off të Europa League dhe u eliminua nga kompeticioni. Bardhekaltrit, që vinin nga humbja e ndeshjes së parë, e nisën mirë takimin dhe e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19′ me Immobile. Portugezët megjithatë barazuan në të 31′ me penalltinë e Taremit, që nuk e pati të vështirë të mposhte portierin shqiptar. Në pjesën e dytë, luzitanët luajtën më mirë dhe në të 68′ gjetën golin e përmbysjes me Uriben. Lazio barazoi ndeshjen, por goli i Cataldit në minutën e 95-të nuk i pengoi djemtë e Conceicaos të kalojnë në raundin e ardhshëm.

REAL SOCIEDAD 1-3 RB LEIPZIG
Leipzig gjen suksesin në transfertë ndaj Real Sociedad dhe kapërcen pengesën për të shkuar në 16 më të mirat e Europa League. Gjermanët u imponuan 3-1 dhe, pas barazimit 2-2 në Gjermani, eleminuan një nga pretendentët e mundshëm për turneun. Në Royal Arena në San Sebastian, miqtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 39-të, kur Orban shtyu në rrjetë penalltinë e grushtuar nga Ryan ndaj André Silvës. Sulmuesi portugez shlyen gabimin pas çerek ore lojë të pjesës së dytë, duke i cuar shifrat në 2-0. Real Sociedad nuk u dorëzua dhe rihapi diskutimin kualifikues në minutën e 67-të me Zubimendin, i cili kontrolloi një goditje me kokë të Januzajt në zhvillimin e goditjes së lirë duke e dërguar topin aty ku portieri nuk mund të arrinte. Në minutën e 89-të, megjithatë, Forsberg shënoi penalltinë e dytë të mbrëmjes dhe firmosi rezultatin final 3-1, që vlen kalimin e raundit për Leipzig.

OLYMPIACOS 0-3 ATALANTA
Atalanta nuk gaboi dhe arriti në 1/8 e Europa League: Hyjnesha, në fakt, dominoi ndeshjen e kthimit kundër grekëve dhe kaloi 3-0 Olimpiakos. Djemtë e Gasperinit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 40-të me devijimin e Maehle, më pas Malinovskyi u kujdes, me një dygolësh në minutat 66 dhe 69, për të mbyllur ndeshjen, duke i dhënë skuadrës bergamaske kualifikimin, të cilin e festoi duke treguar fanellën kundër luftës në mbrojtje të Ukrainës së tij. “No war” ishte mesazhi mbi fanellë, fati ndoshta e donte që të shënonte pikërisht një ukrainas që donte ti tregonte botës sa e tmerrshme është lufta.

Europa League Knockout Round Play-offs
Dinamo Zagreb 1-0 Sevilla
Lazio 2-2 FC Porto
Olympiacos 0-3 Atalanta
Real Sociedad 1-3 RB Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *