• |
ide | kryesore

Alarmi në Ukrainë/ Forcat ruse po bombardojnë edhe kopshtet dhe jetimoret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se trupat ruse po sulmojnë edhe kopshtet e jetimoret.

Në një postim të fundit në “Twitter”, kryediplomati ukrainas thekson se është sulmuar një kopsht fëmijësh dhe një jetimore.

“Sulmet e sotme ruse në një kopsht fëmijësh dhe në një jetimore janë krime lufte dhe shkelje e Statutit të Romës. Së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme po mbledhim provat dhe faktet, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”, shkruan ministri Kuleba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *