• |
ide | kryesore

Basha në Lushnje: 430 milionë euro vjedhja e shekullit me inceneratorët u faktua, tani është në dorën e SPAK të veprojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për aferën e inceneratorëve. Gjatë një takimi elektoral në Lushnje ai tha se “vjedhja e shekullit me 430 milionë euro u faktua”, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve duke u përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“430 milionë euro vjedhja e shekullit u faktua. Tani është në dorë të SPAK të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar para drejtësisë nga bishti te koka të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Kurse për 6 marsin është në dorën tuaj. Nuk bëhen dot mrekulli në një vit por do jetë viti i anti-korrupsionit nga një jurist Indrit Sefa”, tha Basha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. I paska “vjedhur” Basha 430 milionë eurot e inceneratorëve duke qenë në opozitë, sipas komenteve të portalit të Bushatit

  2. Nuk kanë faj të gjorët shqiptarë që heqin paralele midis ndërtimit të Rrugës së Kombit, me “inceneratorët” që ndonëse janë paguar me paratë e taksave të tyre, kanë 7 vite që nuk i shohim të funksionojnë.
    Janë mediat shqiptare të kapura nga qeveria e Ramës, që i mashtrojnë paturpësisht.
    Rruga e Kombit, përfundoi në dy vjet e kushtoi sa kushtoi, po nuk e ngriti borxhin publik të shtetit më shumë se 63%.
    Sa e ka çuar borxhin publik Rama pa ndërtuar asnjë vepër të madhe infrastrukturore në 9 vite pushtet ?
    Në mbi 100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *