Një plagosje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Policia njofton se një 27-vjeçar është goditur me sëpatë. Plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë. I lënduar ka mbetur i riu Besim Hoxha dhe është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku do i nënshtrohet një operacioni.