• |
ide | kryesore

“Faji i perëndimit”/ Si e justifikojnë pushtimin mediat e Putinit

-Instant, Kryesore



Vladimir Putin njoftoi të enten nisjen e një ndërhyrjeje ushtarake në Donbass. Kjo luftë e re u justifikua me konceptete e demilitarizimit dhe denazistifikimit të Ukrahinës, që kanë si qëllim për të “mbrojtur banorët” e rajonit Donabasit.

Për këtë qëllim ushtria ruse ndërmori një ofensivë të madhe në infrastrukturën ushtarake ukrainase: aeroportet, postet komanduese, bazat operative detare, stacionet e radarëve dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore u vunë në shënjestër. Gjithsej 83 instalime ushtarake në Kiev u shkatërruan në ditën e parë të sulmit.

Lexo me tej:

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë/ Gjithçka që dimë deri tani (FOTO&VIDEO)

Në të njëjtën kohë, milicitë paramilitare të republikave rusofone të Luganskut dhe Donjeckut filluan një “kundërofensivë” në pozicionet ukrainase me mbështetjen e ushtrisë ruse.

I gjithë ky aksion ushtarak u dënua njëzëri nga bota perendimore, por pyetja është se si e përligj atë Moska, para aponionit të saj dhe atij ndërkombëtar?

Pikërishtë për këtë arsye Lapsi.al ka vëzhguar ato media që në perëndim përfaqësojnë politikën e Kremlinit si “Sputnik” dhe “Russia Today”.
Alibia e tyre kryesore është se qenë vendet e perëndimit, kryesisht Franca dhe Gjermania, ato që e shtynë Putinin të zbatonte planin e tij B, pasi kuptoi se nuk do të ushtrohej presion mbi Kievin për të mos ushtruar gjendocid me teritorret rusofone të Donbaskut.

Lideri i opozitës ruse flet nga burgu: Ju them pse Putin nisi luftën

Këto kohë kemi pasur situata totalisht groteske, si gjatë konferencës për shtyp në Kiev me Volodymyr Zelensky, ku Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për luftëtarët ukrainas që ishin në front që nga viti 2014. Mendoj se atje, Vladimir Putin e kuptoi që kurrë as Parisi dhe as Berlini nuk do të ushtronin presion mbi Ukrainën për të zbatuar marrëveshjet e Minskut.
Ndërsa Kievi filloi përsëri të bombardonte të gjithë vijën e frontit në Donbass, rusët vendosën të shkonin në planin B”, komentoi për Sputnik, Xavier Moreau, themeluesi i qendrës së analizës politiko-strategjike Stratpol.

Beteja në qiell/ Shikoni si avioni ukrainas ndjek dhe shkatërron avionin luftarak rus (VIDEO)

Sipas Moskës qeveria ukrahinese nuk zbaton marrëveshjen e armëpushimit që u nënshkrua në Minsk të Biellorusisë në shtator 2014 mes Kievit dhe dy republikave të tij sepsratiste Doneskur dhe Luganskit. Aty parashikohej se duhet të kishte një shkëmbim të të burgosurve, një amnisti, një ndryshim në Kushtetutën e Ukrainës për ti dhënë autonominë zonës rusofone të Donbasit, zgjedhjet lokale dhe vetëm pasi të përmbusheshin këto pika do kishte kthimin e Ukrainës në kufijtë e saj të mëparshëm.

Profili i presidentit Ukrainas/ Një humorist që duhet të drejtojë luftën kundër Putinit

Sipas mjeteve të propagandës ruse mungesa e insistimit të kancelarit gjerman Scholz dhe të presidentit francez Macron e detyruan Moskën të ndërhynte ushtarakisht në mënyrë që të shkatërronte ushtrinë ukrahinase që NATO e ka furnizuar me armatime moderne për të shtypur popullsinë rusofone. Mediat e putinit pretendojnë se sulmet janë vetëm ndaj objekteve ushtarake dhe jo kundër civilëve por se nga ana tjëtër ato po bëhen që kjo ushtri që po ushtron genocid në Donbas të dobësohet.

“Sipas meje, sigurisht që përgjegjësia është e qeverisë ukrainase. Kur Zelensky u zgjodh President, ai mbërriti në një program pajtimi me Rusinë dhe pajtimi me rusishtfolësit. Ai bëri pikërisht si paraardhësi i tij Poroshenko, i cili gjithashtu mbërriti me një program pajtimi në vitin 2014. Ppor në të kundërt, ai zbatoi një program të përndjekjes së gjuhës ruse, përndjekjes së rusëve, duke ngritur në piedestal të ashtuquajturit heronj të Luftës së Dytë Botërore që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, si Stepan Bandera apo Roman Shukhevych. Ai mori vendime në të kundërtën e asaj për të cilën u zgjodh.

Pavarësisht gjithçkaje, nëse Franca dhe Gjermania do të kishin bërë punën e tyre, domethënë do të kishin bërë presion mbi Kievin për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut, nuk do të kishte alternativë tjetër për për qeverinë ukrainase. Edhe më radikalët e rrethit të Zelenskit duhet të kishin dorëzuar dhe zbatuar përfundimisht marrëveshjet e Minskut. Kështu që unë mendoj se përgjegjësia nuk është vetëm e njërës palë” për Sputnik, Xavier Moreau, themeluesi i qendrës së analizës politiko-strategjike Stratpol.

Pra, versioni zyrtar i mediave të Kremlinit është se fajtorët që e deturuan Putinin për një zgjidhje të armatosur duhen kërkuar në aksin, Kiev- perëndim.
Lapsi.al



16 Comments

  1. Nderkohe mediat serbe jane nje hap para. Po i “informojne” kafshet e tyre qe Ukraina ka sulmuar Rusine. Pune kafshesh

      1. Isha ne shtepine time, dhe po shihja punet e shtepise time.S’kisha pune cbehet me shpite e te tjereve(atyre 3 shteteve qe permende). Por meqe qenke rusofil po te korrigjoj, ato 3 shtete qe permende, SHBA i cliroi nga diktatoret e tyre.dhe sot jetojne te lire. Ti kap merre ciften dhe shko ndihmo ruset, mbase te kap naj plumb

        1. Edhe ne te njejten gje kemi ber me bashkepuntoret e nazifashizmit te luftes dyt , njesoj si ukraina i kemi ven ne piedestal i thurim lavdi , panvarsisht se kta i ngulen thiken mas shpine shqiperis me tradhtin e tyre , megjithate ne patriot e tradhtar ishim te nje “rrace”shqiptar , bile ata qe politikanet tan shajn sot ishin ajka shqiptarizmit se luftuan dhe dhan jeten kunder pushtusit te vendit , kurse ukrainasit me ruset kan ndarje mes tyre historia ktyre esht si e kosovarve qe u lidhen me nazizmin qe te fitonin panvarsin nga jugosllavia dikurshme ,edhe kta me ruset te njejten gje kan ber .

  2. Ja sa te vendosim ca sanksione dhe te ti marrim shenim keto gjera.
    Na falni sepse duhet te luajme Golf dhe do lahemi ne Jakuizi.
    Pastaj ne mengjes mund dhe ti m,byllim ruseve vajtjen ne hale,

  3. Eshte koha qe Gjermania te shmange komplekset e luftes se dyte boterore , te cilat e lene te ndrojtur dhe te kufizuar per te shprehur teresisht potencialin dhe fuqine e saj !
    Ne krah te U.S.A , United Kingdom , Frances dhe gjithe aleateve te tjere me te vegjel, mund te perballojne me sukses nje force te erret qe po mundohet te rikonfiguroje rendin e ri boteror dhe qe perbehet nga trinomi autokrat dhe te erret Rusi-Kine-Iran .

    1. Mos beni kot tifozllik. Jane nje rrace e mee mire se e dine ata vete nuk e dine te tjeret. Ne fund do ulen bashke duke “vleresuar” njeri tjetrin e do flasin per te mirat e paqes . Do ndajne resurset dhe hop do tja beje bursa ku rastesisht kane ca aksione. Sa per djemte e rinj qe vdesin te djegur, hajt mo se do ti bejme heronj . Dhe populli bageti eshte, pjell prape.

  4. Mire eshte qe te thuhen ca gjera qe duken qarte e nuk kane nevoje per perkthime.
    Konfliktin dhe telashet e tij Ukraines ja solli NATO me oreksin e saj per ti cuar kufinjte e saj deri ne Rusi.
    Rusia deklaroi se nuk do ta pranonte kurre NATO ne kufinjte e vet, por NATO-s ju duken se ishin bllofe.

    1. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

      O rusofil, pse Rusia paska të drejtë tju imponohet shteteve të pavarura se nga duhet të orientohen në aleanca, e ata vetë Ukraina psh, nuk e paska këtë të drejtë!!!!??

      1. Behu i zgjuar aq sa te kuptosh se ky konflikt ne Ukraine ka ardhur si pasoje e Oreksit te NATO per ti vajtur Rusise ne kufi dhe mbaron kur Ukraina te pranoje te jete vend Neutral. Kaq eshte historia, pa rusofile fare.

        1. Ore po qe je rusofil duket, po edhe sikur te jete ashtu ty cte duhet more idiot>Nqs je shqiptar cte duhet ty a i shkon Nato ne dere Rusise. Po normal se te duhet se sje shqiptar ti, bej ADN dhe do kesh ADN sllave. Rusofil i qelbur

    2. për sa kohë këto komisione janë parlamentare, është normale që të ketë ndikime politike, por kurrësesi të shkallës që edhe pyetjet të vijnë të gatshme nga gazetarë dhe analistë të pozicionuar politikisht siç edhe në rastin konkret u pa qartë nga mesazhet private të publikuara pak ditë më parë. Kjo është krejtësisht joprofesionale, joetike dhe jokorrekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *