• |
ide | kryesore

Shkon në 137 numri i ukrainasve të vrarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi mbrëmjen e së enjtes se 137 qytetarë, ushtarë dhe civilë humbën jetën në ditën e parë të sulmit masiv ushtarak rus. Qindra të tjerë janë raportuar të plagosur. Sipas presidentit ukrainas janë mijëra njërëz që kanë lënë shtëpitë nga frika e bombardimeve.

Tashmë nata ka rënë dhe në qytetet kryesore ruse ka hyrë në fuqi shtetrrethimi.

Gjatë ditës së parë të luftës forcat ruse lëvizën me shpejtësi nëpër territorin ukrainas në disa fronte të ndryshme, me të shtëna armësh, shpërthime dhe sulme ajrore të raportuara në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe zonën afër kryeqytetit, Kiev.

Forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit, vendi i katastrofës bërthamore të vitit 1986 dhe një vend që mbetet radioaktiv edhe sot e kësaj dite, duke shkaktuar shqetësim të madh tek mbikëqyrësit bërthamorë ndërkombëtarë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është zotuar të vazhdojë luftën dhe se detyra e tij është të sigurohet që vendi i tij të mbetet në anën e perëndimit.

Vendet perëndimore vendosën sanksione financiare ndaj bankave dhe zyrtarëve të rangut të lartë të Rusisë. SHBA ndërprenë eksportet e teknologjisë së lartë në Rusi, por vendet e NATO thanë se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Protesta kundër luftës dhe demonstrata në mbështetje të Ukrainës janë mbajtur në qytete anembanë Evropës dhe gjithashtu edhe në Rusi, pavarësisht nga dhuna policore që ka përfunduar me më shumë se 700 arrestime.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 100 mijë njerëz tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje si Polonia, Hungaria dhe Moldavia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *