• |
ide | kryesore

Mashtronin qytetarë italianë, arrestohen 3 punonjës të Call Center në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon operacioni në Call Center-a. Seksioni për Krimin Ekonomik ka arrestuar 3 persona, punonjës të një Call Center-i, në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Mësohet se ata ishin nën hetim për disa muaj.

Në momentin që policia ndërhyri për t’i arrestuar ata fikën serverin qendror me qëllim fshirjen e materialeve dhe të dhënave.

Këta persona mashtronin qytetarë të huaj, kryesisht italianë për të investuar në bursë. Arrestimi u bë për veprat penale mashtrim dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *