• |
ide | kryesore

Polonia dhe Çekia në hapat e Britanisë, përgatisin mbylljen e hapësirave ajrore për avionët rusë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Polonia dhe Republika Çeke po përgatiten të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki tha se qeveria në Varshavë po hartonte një rezolutë që do të bllokonte aeroplanët rusë të operonin në hapësirën ajrore të Polonisë, sipas një raporti të Reuters.

Lexo më tej: Pushtimi i Rusisë në Ukrainë/ Gjithçka që dimë deri tani (FOTO&VIDEO) 

Britania i ka ndaluar tashmë avionët rusë të fluturojnë në hapësirën e tyre ajrore, një veprim që bëri që Rusia të kundërpërgjigjet me një ndalim të drejtpërdrejtë të British Airëays dhe duke bllokuar linjat ajrore britanike që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore ruse në tranzit drejt Azisë.

Lëvizjet mund të kufizojnë seriozisht aftësinë e linjave ajrore evropiane dhe ruse për të fluturuar në të gjithë kontinentin, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Azi.

Linjat ajrore evropiane tashmë janë të ndaluar të fluturojnë mbi Bjellorusi. Linjat ajrore ruse janë bllokuar përgjithmonë nga operimi në hapësirën ajrore të Ukrainës, ndërsa hapësira ajrore e vendit është mbyllur plotësisht që nga pushtimi rus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *