• |
ide | kryesore

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë/ Gjithçka që dimë deri tani (FOTO&VIDEO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se më shumë se 130 njerëz janë vrarë dhe se Ukraina ka mbetur “e vetme për të mbrojtur shtetin tonë” ndërsa pushtimi hyn në ditën e dytë.

Lexo me tej:

Lufta filloi/Rusia sulmon Ukrainën. Shpërthime në Kiev

-Shpërthime tronditën Kievin në orët e para të së premtes. Ukraina pretendoi se kishte rrëzuar një avion ushtarak rus që po fluturonte mbi kryeqytet. Ministria e Brendshme tha se një bllok banimi ishte djegur nga mbeturinat e djegura të avionit.

(VIDEO: Bombardimet ruse mbi Kiev)

-Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi se “të gjitha provat sugjerojnë se Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë” qytetin. Trupat ruse hynë në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu ditën e djeshme.

-Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se makineritë ushtarake ruse ishin rreth 32 kilometra nga Kievi. Associated Press raportoi se ai i bëri komentet në një telefonatë për ligjvënësit amerikanë.

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 137 persona brenda Ukrainës kishin vdekur dhe 316 ishin plagosur si rezultat i pushtimit rus dhe sulmeve ushtarake. Në një video-fjalim të enjten vonë, udhëheqësi ukrainas tha se ishte i dëshpëruar pasi foli me liderët e vendeve anëtare të NATO-s pas fillimit të pushtimit. “Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë. Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Unë nuk shoh askënd”, tha ai.

-Trupat ruse kanë kapur centralin bërthamor të Çernobilit në veri të Ukrainës dhe kishte raporte të besueshme se po mbanin peng stafin atje, tha Shtëpia e Bardhë.

-Një betejë e ashpër për bazën ajrore strategjike pranë Kievit dukej se po vazhdonte vonë të enjten. Për më tepër, çdo ushtar që mbronte ishullin Zmiinyi, ose ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi kishte vdekur, tha Presidenti Zelensky.

-Ukraina ka dekretuar një mobilizim të plotë ushtarak kundër pushtimit rus. Burrat ukrainas të moshës 18-60 vjeç tani u ndalohet të largohen nga Ukraina. Zelensky ka shpallur gjendjen ushtarake.

(VIDEO: Babai ukrainas nis familjen larg rrezikut dhe qëndron të luftojë kundër pushtuesve rusë) 

-Zelensky thotë se do të qëndrojë në Kiev, pavarësisht se ai ishte objektivi kryesor i Rusisë. “Ne nuk kemi frikë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë”, tha ai.

-Mijëra persona u përpoqën të largoheshin nga Kievi, duke çuar në radhë të mëdha trafiku. Janë shfaqur fotografi të banorëve të Kievit duke u grumbulluar në stacionet e metrosë nëntokësore ku po strehohen nga sulmet e mëtejshme ruse.

-Protestat kundër luftës kanë derdhur mijëra rusë në qytete anembanë Rusisë. Policia ka shtupur me shpejtësi tubimet e paligjshme. Policia ka bërë të paktën 1702 arrestime në 53 qytete ruse.

-Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson kanë vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë. Po kalkulohet që të vendoset edhe sanksioni më ekstrem, përjashtimi i Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave bankare, Swift.

-Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu zemërimin e tij teksa krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dukej se po ndalonin vendosjen e këtij ndaj Rusisë. Kuleba paralajmëroi se politikanët evropianë dhe amerikanë do të kishin “gjak në duart e tyre” nëse vendosnin kundër sanksionit. ©LAPSI.AL 



6 Comments

  1. Mbahu fort o Zelezo Ukraina,
    se po ju vjen Xhacka gjeraqina,
    Rripin shtrenguar, rroba lara-lara veshur,
    helmeten mbi koke e KariKatore ngjeshur,

    e ka pajisur Edi Rama me antiplumb pra,
    poshte tij dy bumje dore fshehur po mba,
    sa te mberrije atje, dergojeni ne Dombas,
    ama i gjeni Panolina, mos mbytet ne glas!

  2. Nga foto per nje moment mendova mos behej fjale per lagjen 5 Maji ne Tirane.

    Ukraina eshte e vetme perballe kesaj lufte, Europa pasi ka blere gazin rus dhe fuqizuar ekonomikisht oligarket ruse te putinit tani me hipokrizi ben sikur u dhimbsen ukrainasit dhe vendos sanksione qe nuk e cenojne rusine.
    Ndersa pafuqia dhe paaftesia amerikane kundermon nga pertej oqeanit.

    Gjithsesi, prisja qe Ruset te kishin marre tashme Kievin, kjo tregon qe Ruset nuk jane aq te fuqishem sa reklamohem dhe Ukrainasit aq te dobet.

  3. “Kemi mbetur vetem per te mbrojtur shtetin tone”- thote karagjozi-president!
    Po pse, kush duhet te luftoje e te vdese per te mbrojtur vendin tend dhe karrigen tende presidenciale?
    Kur nuk kishe bythe, pse i beje karshillek Rusise duke deklaruar se do futeshit ne NATO kur me pare ishit marre vesh edhe ju edhe Rusia edhe USA e NATO, ne Minsk, se nuk do te kete zgjerim te NATO-s ne shtet kufitare me Rusine?
    Ukraina ishte fuqia e trete berthamore ne bote kur u nds BRSS-ja, por me keshillat e perendimit i cmontuan dhe derguan ne Rusi te gjitha instalimet berthamore.
    Luftoni me kallash e me cfurqe tani.

    1. Ne Ukraine me sa di une ka patur shume shume korupsion.Kam shoqe Ukrainase e me thone ka shume korrupsion atje.

  4. Ajo qe duket e cuditeshme eshte publikimi i deklaratave te Zelenskit se mbreme desh e vrane ruset, por forcat ukrainase ua prishen planin.
    Nje tjeter deklarim publik ishte se aleatet i kane thene qe te largohen nga Ukraina me ndihmen e tyre, por Presidenti Zelenski nuk pranoi dhe u tha qytetareve qe do te qendronte me ta.
    Pas dy dite luftime, nese iken kreu i shtetit, madje i nje Republike gjysem-presidenciale sic eshte Ukraina, per cfare rezistence flitet?
    Por degjova edhe vleresimin e avokatit politikan inaktiv Ngjela, se Zelenski eshte “Nje hero i diteve tona”. U kujtova shpejt qe ky eshte titulli i vepres se njohur te shkrimtarit rus Lermontov, madje shkruar me 1842.
    Na mbetet te lutemi qe Zoti t’i shohe e t’i degjoje te gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *