• |
ide | kryesore

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Dorëzoni qeverinë!

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Vladimir Putin kërkon nga trupat ukrainase të dorëzojnë qeverinë e Ukrainës. Ai iu ka bërë një thirrje që ato të marrin në dorë pushtetin pasi sipas tij qeveria e Kievit është terroriste.

“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në radhët e popullsisë. Po ju drejtohem edhe njëherë forcave ushtarake ukrainase. Mos lejonin neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.

Merreni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje se me atë bandë të narkomanëve dhe neonazistëve në Kiev”, deklaroi Putin.

Kryeqyteti ukrainas është i rrethuar nga trupat ruse të cilat duan të rrëzojnë qeverinë për të instaluar aty njerëz të tyre. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. hahaha ne diten e pare humbi 7 avjone ,4 helikoptere,30 autoblinda,5 tanke dhe 800 ushtare Ka frike nga spiralja ku e futi Rusine ky koloqe ..Sanksionet do ta shkaterroin fare

  2. Naziste?!?! ….hahahahaha
    Zelensky eshte cifut dhe batalioni i ashtuquajtur neo-nazist ‘Azov ‘ eshte i furnizuar me arme nga vete Izraeli. Te qenka lag propaganda Tavarish Vladimir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *