• |
ide | kryesore

ShBA: Ekziston mundësia që Putin të shkojë me synimet e tij përtej Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet
Blinken



Vladimir Putin mund të mos ndalet pasi të ketë marrë Ukrainën, ka paralajmëruar Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, pasi imazhet satelitore tregojnë Rusinë duke mbledhur trupa, forca të blinduara dhe artileri përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Poloninë.

Anthony Blinken u pyet të enjten mbrëma nëse ai mendonte se presidenti rus do të tërhiqte forcat e tij pasi Ukraina të pushtohej, por sipas tij Putin mund t’ja ketë vënë syrin edhe shteteve të tjera.

“A ka mundësi që Putini të shkojë përtej Ukrainës? Sigurisht, është një mundësi”, tha Blinken.

Por ai theksoi se përparimi përtej Ukrainës në Poloninë fqinje, Sllovakinë, Hungarinë ose Rumaninë do të nënkuptonte pushtimin e një vendi anëtar të NATO-s.

Kjo automatikisht do të tërhiqte SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Kanadanë dhe vendet e tjera që formojnë aleancën me 30 vende.

“Ka diçka shumë të fuqishme në rrugën e kësaj dhe është diçka që ne e quajmë Neni Pesë,” tha Blinken.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shtoi Blinken.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *