• |
ide | kryesore

Kjo luftë do ta ndryshojë fytyrën e Europës

1, 2, Arkiva, Ide



“Nuk ka nisur Lufta e tretë Botërore. Por situata është normalisht më serioze se pushtimet sovjetike të Hungarisë në 1956 dhe Çekosllovakisë në 1968”. Kështu e ka komentuar luftën aktuale istoriani dhe analisti politik Timothy Garton Ash në një kolumne për “The Guardian”. Si një nga intelektualët më me peshë në kontinent, Lapsi.al e ka sjellë në shqip këtë kënvdështrim të tij që i sheh ngjarjet e sotme nga një perspektivë historike.

Timothy Garton Ash

A do të mësojmë ndonjëherë nga gabimet tona? Askush nuk e vrau mendjen për fuçinë e barutit, Balkanin e kohëve më parë, por më pas rezultoi se një atentat në Sarajevë ndezi Luftën e parë Botërore. Askush nuk u alarmua nga kërcënimet e Adolf Hitlerit ndaj Çekosllovakisë, duke e shpërfillur si një grindje në një vend të largët, dhe ajo çfarë pasoi ishte Lufta e dytë Botërore. Njëlloj nuk u interesua njeri, as për pushtimin e Polonisë në 1945 nga Josif Stalini dhe papritur bota e gjeti veten të përfshirë një Luftën e Ftohtë.

Mundësia që të tregojmë sa kemi nxënë nga gabimet e së shkuarës paraqitet përsëri dhee përsëri. Në 2014 presidenti rus pushtoi Krimenë. Pak u tha për këtë ngjarje. Dhe sërish, në 24 shkurt 2022, bota u gjend përballë realitetit brutal, e paaftë për t’u mbrojtur veçse me cikërrima të kota shprese.

Janë momente të tilla që nxjerrin në pah guximin, vendosmërinë, por edhe mençurinë. Ndoshta është e nevojshme një përzgjedhje më e kujdesshme e fjalëve. Nuk ka nisur Lufta e tretë Botërore. Por situata është normalisht më serioze se pushtimet sovjetike të Hungarisë në 1956 dhe Çekosllovakisë në 1968. Pesë luftërat e zhvilluara në ish-Jugosllavi në vitet 1990 ishin vërtet të tmerrshme, por rreziqet ndërkombëtare që rrodhën prej tyre nuk ishin të kësaj magnitude. Në Budapest kishte luftëtarë kurajozë që donin të mbronin vendin në vitin 1956, por gjendja në Ukrainë është krejt tjetër. Ukraina është një shtet i pavarur, sovran me një ushtri të madhe dhe një popull që deklarohet i vendosur për të rezistuar. Nëse ata nuk do t’i bëjnë ballë agresionit rus, do të pushtohen. Nëse rezistojnë, kjo mund të jetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945.

Në frontin përballë ukrainasve qëndron forca dërrmuese e një prej fuqive ushtarake më të forta në botë, me trupa të stërvitur dhe të pajisur mirë, si dhe rreth 6000 armë bërthamore. Rusia është shteti më i madh në botë që ka sfiduar ligjet ndërkombëtare. Vendi komandohet nga një president, i cili, gjykuar nga deklaratat dhe veprimet e tij histerike këtë javë, është larguar nga rruga e logjikshme, ashtu si bëjnë të gjithë diktatorët, herët a vonë. Më speifikisht: kur dha deklaratën e tij për fillimin e luftës të enjten në mëngjes, Putin kërcënoi këdo “që përpiqej ta pengonte” me “pasoja të pahasura kurrë në histori”. Pra, ai kërcënoi me luftë bërthamore.

Por, do të ketë një kohë për të reflektuar mbi të gjitha gabimet tona të së shkuarës. Nëse, duke filluar nga viti 2014, do të kishim marrë seriozisht ndihmën për mbrojtjen e Ukrainës, do të kishim reduktuar varësinë energjitike europiane nga Rusia, do të pastronim liqenet e ujërave të zeza të parave të pista ruse, që vërshonin në Londër dhe do të kishim vendosur më shumë sanksione ndaj regjimit të Putinit. Kështu do t’i kishim siguruar vetes një pozitë më të mirë. Por tashmë, na duhet të fillojmë të veprojmë nga pozicioni ku gjendemi.

Nën mjegullën e një lufte të sapofilluar, janë katër gjërat që Europa dhe pjesa tjetër e perëndimit duhet të bëjnë. Së pari, duhet të sigurojmë mbrojtjen e çdo centimetri të territorit të NATO-s, veçanërisht në kufijtë lindorë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, duke u ruajtur prej të gjitha formave të mundshme të sulmit, përfshirë këtu edhe ato kibernetike apo hibride. Për 70-vjet, siguria e vendeve të Europës Perëndimore është varur nga besueshmëria e premtimit “një për të gjithë dhe të gjithë për një” të nenit 5 të traktatit të NATO-s. Ju pëlqen apo jo, siguria shumëvjeçare e Londrës është tashmë e ndërthurur pazgjidhshmërisht me atë të qytetit Narva të Estonisë; atë të Berlinit apo Białystok në Poloni; me të Romës dhe të Kluzhit në Rumani, e kështu me radhë.

Së dyti, duhet t’u ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundur ukrainasve, duke u treguar të kujdesshëm që të mos kapërcejmë pragun që do të sillte një luftë të drejtpërdrejtë mes Perëndimit dhe Rusisë. Ukrainasit që zgjedhin të qëndrojnë dhe të bëjnë rezistencë do të luftojnë me mjete ushtarake dhe civile për të mbrojtur lirinë e vendit të tyre, duke patur çdo të drejtë morale dhe ligjore për ta bërë këtë, njëjtë siç do të bënim ne për vendet tona. Në mënyrë të pashmangshme, një përgjigje e kufizuar e jona do të sjellë zhgënjim dhe hidhërim mes tyre. Emailet nga miqtë ukrainas flasin për vendosjen e një zone të ndaluar fluturimi nga ana e perëndimit, duke ua mohuar kështu avionëve rusë lëvizjen në hapësirën ajrore ukrainase. Por NATO nuk e bëri këtë. Ashtu si çekët në 1938, si polakët në 1945, si hungarezët në 1956, ukrainasit do të thonë: “Ju, bashkëkombasit tanë europianë, na keni braktisur”.

Ka ende masa që mund të marrim. Ne mund të vazhdojmë të furnizojmë me armë, informacione dhe pajisje të tjera, ata që përballen me legjitimitet me forcën e armatosur ruse. Po aq e rëndësishme në periudhën afatmesme, është qe të mund t’i ndihmojmë ukrainasit që të përdorin teknikat e provuara të rezistencës civile kundër një pushtimi rus dhe çdo përpjekjeje për të imponuar një qeveri kukull. Ne gjithashtu duhet të jemi gati për të ndihmuar ukrainasit e shumtë që do të largohen drejt perëndimit.

Së treti, sanksionet që do të vendosim ndaj Rusisë duhet të shkojnë përtej asaj që është planifikuar deri më tani. Përveç masave gjithëpërfshirëse ekonomike, duhet të dëbohen qytetarët rus të lidhur në një mënyrë ose tjetër me regjimin e Putinit.  Presidenti rus me rezervat e tij valutore prej 600 miliardë dollarësh, së bashku me dorën që shtrëngon rubinetin e gazit që duhet të shkojë drejt Europës, është i përgatitur, kështu që sanksionet do të kërkojnë kohë që të lënë pasoja dhe të ndihet efekti i plotë i tyre.

Në fund, do të duhet që vetë rusët të kthehen e të kundërshtojnë duke thënë: “Mjaft. Nuk duhet bërë e gjithë kjo në emrin tonë.” Shumë prej tyre, duke përfshirë edhe nobelistin Dmitry Muratov, kanë shprehur tmerrin që ndjejnë kundrejt luftës. Po kështu, gazetarja ukrainase, Nataliya Gumanyuk, ka shkruar fjalë prekëse për një gazetare ruse që qante në telefon me të, në momentin që tanket rusë hynin në Ukrainë. Llahtaria do të rritet atëherë kur kufomat e të rinjve rusë të bëhen stivë dhe kur lufta të fillojë të ketë impakt të ndjeshëm në ekonominë dhe reputacionin e Rusisë. Vetë rusët do të jenë viktimat e para dhe të fundit të Vladimir Putin.

E fundit, çështja më jetike, lidhet me përgatitjen për një luftë të gjatë. Do të duhen vite, ndoshta dekada që të lihen pas të gjithë pasojat e 24 shkurtit. Në plan afatshkurtër, perspektiva e Ukrainës është e zymtë. Në këtë moment, më vjen në mendje titulli i një libri që i kushtohet revolucionit hungarez të vitit 1956: “Fitorja e një dështimi”. Pothuajse të gjithë në Perëndim, janë njohur me faktin që Ukraina është një vend europian, i sulmuar dhe copëtuar prej një diktatori. Kievi sot është një qytet i mbushur me gazetarë të ardhur nga çdo skaj i botës. Kjo përvojë do të formësojë përgjithmonë pikëpamjet e tyre për Ukrainën. E kishim harruar, në vitet e iluzioneve tona të pasluftës së ftohtë, se kjo është mënyra se si kombet lënë gjurmët e tyre në hartën mendore të Europës: me gjak, djersë dhe lot.

Marrë nga Timothy Garton Ash: The Guardian/ Përktheu Paola Serianaj ©Lapsi.al

 

 



20 Comments

  1. Une kam frike nga armet biollogjike nqe Iraku i ka me shumice .
    Kam frike nga Kedafi qe eshte i poshter por Frances i jep para dhe nafte.
    Refugjatet Afganas jane te lumtur qe jane ne Shqiperi sepse Amerikanet iken dhe erdhen Talebanet.
    Ky gazetari eshte i mire per europen por keta te lindjes mesme qe jane shkaterruar fare dhe jane bere refugjate.Po europa cfare beri per keta njkerez?
    Siria eshte shkaterruar fare dhe te refugjatet po mbysin europen.
    Ukrahina eshte vetem njera ane e medaljes ana tjeter qe ku gazetar ” me peshe” ben sikur harron eshte azia dhe lindja e mesme.
    Mjere atij qe i ha bytha dhe .
    Mjere ai qe beson tek europa.

    1. O shoku po Kadafi ka nja 10 vjet që ka ngrënë një kokër plumbi nga kryengritësit libianë.

      meru me punët e tua më mirë.

        1. do jete noi fug-shqyer

          @patrioti 15:34

          europa ne fakt eshte e tredhur nga amerikanet

          amerikanet kane 8 vjet qe po e trazojne ukrainen qe me largimin aspak ligjor dhe demokratik ne revolucionin radhes te ngjyres se radhes qe hoqi me dhune nga posti janukovicin

          kane 8 vjet qe jane duke bere para duke korruptuar cdo udheheqes ne ukraine dhe sjelle ne pushtet nje komedian !!!

          europa i tha jo hyrjes ne nato ukraines dhe gjeorgjise qe ne 2007 por obama biden dhe trump vazhduan te mbeshtesin enderrat e rrezikshme te hyrjes ne nato te ukraines. gjeorgjia pesimin e beri mesim dhe nuk ka me aspirata per anetaresim ne nato edh pse here pas here ka elemente qe duan te provokojne

          problemi eshte qe faturen e paguajne europianet me se shumti gjermania dhe europ qendrore dhe lindore
          amerimanet do shesin arme, vayhdojne te blejne nafte dhe gaz nga rusia, dhe skane vene sanksione kaq sa europa.

          si te duket kjo ?? mos i valle amerika i ka vene ne rrjesht europianet dhe ata po bejne ate qe po kerkon amerika ??

          rusia eshte vend armiqesor me shqiperine, por kemi nje fjale te urte, kije inat po jipi hakun, duam sduam ne, ukraine eshte sfere e rusise. nato ishte kunderpeshe e traktatit te varshaves. tani po kthehet ne nje organizate qe po i shkon rusise ne kufite e saj , dhe rusia ka vite qe e kundershton ne menyre te vazhdueshme dhe kembengulese.

          por qe qellimisht amerikanet i injorojne

          sepse lufta eshte biznes !
          Nga kjo lufte rusia do dale me e dobet, ndersa Europa do ia kete me shume nevojen Amerikes per tu mbrojtur

          propaganden ne media per tmerret e luftes, shkeljen e te drejtes nderkombetare, , te drejtat e njeriut, lirise, demokracose, etj karlliqe qe spijne ne lufte, mund ta gjeni saktesisht dhe lehtesisht ne miliona irakene, siriane, afgane, libiane, te vrare te gjymtuar dhe te debuar nga amerikanet ne luftrat e DREJTA ne irak, siri, afganistan, libi, e kudo ne lindjen e mesme, azi dhe afrike

          si shqiptare mbeshtesim ameriken. por ta mbeshtesim me syte hapur jo si debile qe i shkojne nga pas si mish per top , se behemi tepke si ne kohen e qofte largut Dulles qe duartrokisnim sa na beheshin duart gjak, titon, stalinin, hrushovin cu en lain, mao ce dunin… etj etj

    2. ZOTI BOTNAVE I PARI PASTAJ VIN GJITHCKA .QE SIPAS VULLNETIT TIJE PERCAKTOJ DHE KRIJOJ E ME PAS I UDHEZOR thotë:

      PER AQ SA I MADHI ZOT SIPAS VULLNETIT TIJE KA KRIJU.DHE UDHEZU.SEJCILI NGA NE.ME LEHTESI PO TE THELLOHEJ DO BINDEJ QE CFARDO TE MENDOJN FLASIN APO VEPROJN .KALON .PERMES. VULLNETIT DHE LIGJIT TE ZOTIT .NE ANGAZHIMIN E TIJE KU NESE E KA TE MIR SIPAS CILESIS DHE SASIS MADHESIS ANGAZHIMIT SHPERBLEHET DHE NESE E KA NE PADREJTESI NDESHKOHET.NESE NUK PENDOHET DHE NESE SI KTHEHET ME ANGAZHIMIN E TIJE ZOTIT VET SIPAS VULLNETIT TIJE .SKEMI TJETER RRUGDALJE PERDERI SA JEMI KRIJESAT E TIJE DHE JEMI BRENDA FRONTIT KRIJIMIT DHE SUNDIMIT TE TIJE.SIPAS LIGJIT TIJE KU KET KRIJIM DHE LIGJ NUK MUND TA SFIDOJNE ASKUSH PREJ KRIJESAVE TE TIJE

    3. ESHTE NE DOBIN E TYRE TUA KUJTOJME DISA LIDERVE QE KAN DESHTUAR APO JAN NE PRAKT TE DESHTIMIT .DUKE JU THEN QE DHE PER JU KA SHPETIM .POR KUPTONI DHE JUSTIFIKONI PERGJEGJSIT QE NGA ZOTI JUAJ KENI NE KETE BOT thotë:

      PIKA KYCE QE SHOH NE KET MOMENT.NE KET HUMNER KU KENI REN ESHTE KUPTIMI.MESAZHI BINDJE DHE KUNDERSHTIMIT KUJTESA.QE U DUHET BERE PAS NJE ANGAZHIMI TE GJAT.NE PADREJTESI KONKURENC NE TE KEQE DUKE E BERE ATE SI TE LIGJESHME ME EMRIN INTERES .DHE TANI DUKE PAR FUNDIN TRISHTUES NDOLLENI ATY KU NUK DESHIRONI .CFAR DO THOT TE KUPTOSH PERGJEGJSIT DHE JUSTIFIKOSH ATO.DO TE THOT TE DALESH ATY KU DESHIRON NE FAKT SHPETIMIN TEND.JA TE SHUMTA PERGJEGJSIT POR DO NDALEM NE AT QE PO JU FUNDOS. KUR I MADHI ZOT SIPAS VULLNETIT VET GJERAT I NDAU JU PERSE I BASHKONI.AI I NDAU NJERIUN ME NJERI BREZIN ME BREZ NE PERGJEGJSI HAK.JU PSE I BASHKONI BABALLARET. TANI CFARDO QE TE KEN BERE ZOTI I MESHIROFT SI BREZA JAN PRAN MESHIRES SE ZOTIT..DHE NE SIPAS LIGJIT ZOTIT NUK MBAJM PERGJEGJSI PER ANGAZHIMET QE KAN PASUR .CFAR DUAM NE SI BREZA TE BEHEMI PERANDOR APO KRYEJM MIZORI PER TE ARRITUR NJE POST SI ATO.PERANDORI ME STRATEGJI DHE HAPESIR SI ATO.DUKE U KTHYER NE MIZOR.CDO BREZ APO NJERI QE VJEN NE KET JET VJEN PER TU SPROVUAR PER TE FITUAR OSE HUMBUR.ME ANGAZHIMIN E TIJE ZOTI JU MUNDESOJ TE GJITHEVE PER SHPETIMIN E TYRE UDHEZIM HYJNOR DHE SI NATYRALITET TE GJITH E DUAM .PERSE VEPROHET HUMBJA.KJO VJEN NGA ANGAZHIMI NE TE KEQE ATY KU ZOTI NDESHKON .DHE SHPETIMI VJEN ATY KU ZOTI SHPERBLEN .PSE MENDOJM SE MUND TE SFIDOJM KRIJUESIN TON JO KURRSESI SEPSE ME KRIJIM DHE ULLZIM NA KA KUFIZUAR SNA KA LEN ASNJE HAPSESIR QE TE TRIUMFOJME MBI TEFAKTET E ZHVILLIMIT NA SHTYJN PER TE VLERSU RALITETIN DHE KUPTUAR MUNDESIT DHE ORIENTUAR ZGJILLJET DHE DALIM TEK FUQIJA DHE BURIMET HYJNORE.SI VULA ZGJILLJEVE NJE NDARSE PREFEKTE ME HAK SI NJE UNITET PREFEKT ME VLERA DHE SI NJE FUNKSION ORIGJINAL ME QARTESI NE ANGAZHIM .SI MUNDESI RALIZIMI E LEHT DHE GARANCI ZGJILLJE SHPETIMI .NE KOSTO NE MUNDESI CFAR PRISNI PERSE HUMBISNI KOH FUQI DHE MIQ KOT PA NEVOJ NE HUMBJE NDERSA KENI NJE RRUG TE MIRFILLT FITIMI ME TE DREJTEN PERMES HAKUT.QE ZOTI E DHA PER TE GJITH SI MUNDESI

  2. Ner po shkojme te luajme Golf dhe pastaj do shohim nje film.Neser vendosim ca sanksione nga ato qe ia rruajme sumen dhe pastaj bejme seks ne palzh.Pastaj neser ca sanksione te tjkera per gjatesine dhe gjeresine gjeokrafike dhe Gala me maska.Neser na vjen shume keq per popullin qe vritet.
    Na beni ndonje shkrim ne gazeta dhe dermojeni Rusine .
    Kaq

  3. Ne NATO kontribuesi real dhe serioz eshte vetem SHBA, shtetet e tjera jane vagona qe terhiqen nga fuqia e saj ushtarake. Shembull eshte Gjermania, ekonomia me e madhe e Europes refuzon me kokfortesi te investoje ne mbrojtje dhe bazohet ne mbrojtjen qe ofron NATO.

    Proxy war jan te njohura mire si nga Rusia dhe SHBA, sic ka ndihmuar Rusia luftuesit kunder Amerikaneve ne Irak dhe Afganistan ne te njejten monedhe do pergjigjen me Ukrainasit qe jane disa here me shume luftarak dhe etnikisht me solid se vendet e gjirit.

    Sanksionet jane qesharake tashme, ato bazohen te fuqia e Dollarit i cili po kercenohet te zevendesohet cdo dite e me shume, Rusia dhe Kina kane vite qe i kane kthyer ekonomite e tyre ne qarkullim te brendshem, pra mbijetojne dhe pa tregti dhe shkembim me jashte. Pa llogaritur qe Rusia eksporton ushqime, minerale dhe energji, e nese do u duhet dicka e marrin nga Kina ku prodhohet cdo gje ne bote.

    Ruset jetojne ne autokraci dhe media te kontrolluara, ku informacioni filtrohet dhe miratohet ashtu sic ndodhi ne perendim gjate pandemise me rrjetet sociale.

    1/3 e popullsise se Ukraines deklarohet Ruse, 1/3 Ukrainase dhe pjesa tjeter ska ndonje mendim. Etnikisht ruset dhe ukrainasit kane shume pak dallime me njeri tjetrin, flasin te njejten gjuhe, kane kulture dhe zakone te ngjashme. Kjo i ngjan me shume nje lufte civile ku Rusia do te marri me force nje rajon separatist te saj.
    Do kthehet ne lufte boterore nese perendimi do doje ta ktheje.

    Hipokrizia Europiane e sidomos ajo Gjermane me Nordstream2, te gjitha armet me te cilat po sulmon Ukraina, Rusia i ka blere fale gazit dhe produkteve qe i shet Europes. Dhe per Ironi Oligarket rus kane zgjedhur Londren si vend te preferuar per te kryer biznes.

    1. je i sigurt qe : Gjermania, ekonomia me e madhe e Europes REFUZON me kokfortesi te investoje ne mbrojtje dhe bazohet ne mbrojtjen qe ofron NATO.

      mos valle sdo ta lere USA qe te behet e forte ushtarakisht me kapacitete, por ndoshta i kerkojne te bleje arme tek ata ?

      kush kujton se e kontrollon ushtrine dhe sherbimin inteligjent gjerman ??

  4. Kjo lufte do ta ndryshoje Europen sepse do shkule nga koka e Perendimit perfundimisht se mund ta shtrije NATO deri ne kufi me Rusine.

      1. Asgje nuk do ndryshoje ne thelb. Mbase ngjyrat e kontornot mund te ndryshojne pak. Kjo do te shitet nga media-propaganda si epoke e re.
        Ka mbi 500 vjet qe nuk ndryshon gje.
        Si eshte ajo shprehja : Selanik e te perpjete, sic ka qene,prape do jete.
        Te na rrojne Rothchildet, Rockfeleret me shoke.

  5. Lufta spaska filluar? Kesaj i thone beje o Zot te jem ne Enderr. Shqipkarit kur ti vine te bytha do kujtohet per ameriken si Europa sot

  6. ruset do e marin veten se kane shume kurva, po te shikosh nje reviste qe klasifikon faqet porno, del qe ruset jane te paret me kurva 4.262.000 numer i kondiserushem per te kenaqur gjith luftetaret e botes dhe bytheqirat çeçene.
    poshte rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *