• |
ide | kryesore

(VIDEO) Ish-Presidenti i Ukrainës del me kallashnikov në Kiev: Do rezistojmë deri në fund

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është shfaqur i armatosur në rrugët e Kievit. Më një kallashnikov në dorë, ai u shpreh për CNN se ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre.

“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ish-Presidenti.

Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Lexo më tej: Ushtria ruse vetëm 9 kilometra larg Parlamentit në Ukrainë (VIDEO) 

Ish-Presidenti tha se Vladimir Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën, ndërsa i bëri thirrje Perëndimit të shtojë presionin mbi Rusinë.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane,” tha ish-Presidenti.

https://www.youtube.com/watch?v=yEemYjYRYsg



5 Comments

  1. Keta po i tregojne botes se cfare do te thote te jesh PATRIOT I VERTETE. Jo si gabelet e afganit qe iken nga syte kembet.
    Meritojne vemendjen e gjithe botes me kete qe po bejne

    1. Petro eshte bilioner, nder njerezit me te pasur te nje populli qe eshte me i varfer se ne. Kjo shfaqje mund te jete teatrale se kete e hoqen nga pushteti si te korruptuar por qe po rrezikon, po rrezikon se Putini eshte nga ato qe te ndjekin e te vrasin ne cdo vrime qe futesh pavaresisht sa i pasur je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *