• |
ide | kryesore

Zelensky: Gati për armëpushim, po diskutojmë vendin e takimit me Putin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ukraina mohon raportimet se ka kundërshtuar një ofertë ruse për të eksploruar bisedimet e paqes.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, shkroi në Facebook: “Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime.

Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar.

Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale” – u shpreh ai

Më herët një tjetër zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky tha se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht kohën dhe vendin për bisedimet që do të zhvillohen. Por Rusia ka deklaruar se ata do të flasin vetëm kur të gjitha forcat e armatosura ukrainase të dorëzohen. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. He kurve se po beje si i forte por forcat speciale cecene po te kerkojne do te ta fusin eksplozivin ne bythe o cifut muti. kam ameriken thoshe o legen.Tani merrja ne goje Putinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *