• |
ide | kryesore

Anglia e përjashtoi nga vendi, Abramovich braktis Chelsea: “Klubi do t’i kalojë një fondacioni bamirësie”

-Instant, Sport



Roman Abramovich nuk është më pronar dhe president i Chelsea. Njoftimi erdhi me një deklaratë zyrtare. “Gjatë gati 20 viteve të pronësisë sime te Chelsea, gjithmonë e kam konsideruar rolin tim si mbrojtës i klubit, detyra e të cilit është të sigurojë suksesin më të madh që mund të kemi sot, përvec se të ndërtojmë për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë të luajmë një rol pozitiv në komunitetet tona. Unë gjithmonë kam marrë vendime duke patur parasysh interesin e klubit. Unë u mbetem besnik këtyre vlerave. Prandaj sot po ua besoj administruesve të Fondacionit Bamirës të Chelsea menaxhimin dhe kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha manjati rus.

Tani, me sulmin rus ndaj Ukrainës, gjërat u ndërlikuan shumë për pronarin e Chelsea: burime të qeverisë britanike kanë bërë të ditur se çdo përpjekje për të rikthyer vizën dhe për t’u kthyer përgjithmonë në kryeqytetin britanik do të refuzohej. Sipas The Sun, zyrtarët e emigracionit kanë marrë, në fakt, udhëzime të sakta për këtë çështje, një rast që do të trajtohet nga një njësi speciale e Ministrisë së Brendshme. Në fakt, katër vjet më parë kishte skaduar leja e tij speciale e dhënë investitorëve të mëdhenj të huaj për të banuar në Mbretërinë e Bashkuar. Roman Abramovich që atëherë është kthyer në Londër vetëm kalimthi, hera e fundit ishte në tetor, falë pasaportës së tij izraelite të marrë së fundmi, e cila i lejon atij vetëm qëndrime të shkurtra turistike në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *