• |
ide | kryesore

“I forti nuk bie në tokë”. Shehi tregon si e fitoi ndeshjen me Laçin: “Të mësoja nga Josa ishte nder”

-Instant, Sport



“Rezultati është shumë i kënaqshëm për të gjithë ne. Është e rëndësishme që pasi humbësh të ngrihesh. I forti nuk bie në tokë. Na vjen mirë që rikthehemi”. Orges Shehi nuk e fsheh euforinë për fitoren 4-1 kundër Lacit, që ishte rivali direkt për titull i Tiranës së tij. Tekniku i bardhebluve ka vlerësuar mbi të gjitha karakterin që tregon skuadra e tij, që ka ditur të ngrihet në këmbë pas cdo nga tre humbjet e pësuara këtë sezon në kampionat: “Ne vinim pas një ndeshjeje jo të mirë për disa arsye që i dinim mirë, në radhë të parë ishte fusha. Kemi thënë se çfarë iku, iku. I gjithë fokusi ishte takimi i sotëm. Kur ishim 4-0 bie motivimi. Kundërshtari na vuri pak në vështirësi në fillimin e pjesës së dytë, por pastaj i morëm masat”.

Shehi tregon edhe celësin e suksesit në një ndeshje kundër një rivali që vinte nga një seri prej 13 ndeshjesh pa humbje. Si një njeri që ka punuar gjatë me teknikun e kurbinasve, Shehi e dinte mirë cfarë loje do të donte të bënte Laci: “Unë kam punuar 4 vite me Mirel Josën. Gjithmonë do ta thërras profesor. Kemi fituar. Në lojtar në moshën time që isha atëherë, duhet të marrë nga trajner fitues. Të marrë njohuri nga ai ishte nder – shpjegoi ish-portieri, që edhe modulin e kishte zgjedhur në bazë të kësaj njohje -. Ne sot u vendosëm në një modul tjetër dhe të merrnim thellësitë me lojtarët tanë. Duke bërë presion arritëm të zgjidhnim ndeshjen, dhe na shkoi vaj. Neutralizuam pikat e tyre të forta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *