• |
ide | kryesore

Teuta eviton median e mbyll “gojën”: Arapi vendos formacionin anti-Kukës

-Instant, Sport



Strategji e njohur, por ndoshta në këtë moment zgjedhja për të qendruar në heshtje, është ajo e duhura për Teutën. Durrsakët kanë preferuar të ruajnë përqendrimin te ndeshjet, pa lejuar hapësirë mediatike, qoftë për teknikun Arapi, ashtu edhe për lojtarët e në vigjilje të përplasjes së vështirë me Kukësin nuk duan të ndryshojnë asgjë në këtë pikë. Ashtu si nuk duan të ndryshojnë edhe në lidhje me formacionin që i nxorri fitues në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Dinamos.

Djemtë e Detit kanë siguruar një lloj frymëmarrje pas suksesit me një gol në përballjen e javës së kaluar, por për të mos u përfshirë rrezikshëm në garën e mbijetesës, me rivalë që vijnë nga pas shpine dhe po bëjnë befasi kundër cdo kundërshtari, duhen pikë të tjera, që tekniku Arapi shpreson ti marrë edhe kundër një pretendenti si Kukësi. Debutimi i Demës ishte një sukses i vërtetë, pavarësisht moshës së re të portierit, ndërsa Idrizaj, Todorovski, Ivanovic e Jazxhi i treguan teknikut se mund të suportonin një potencial të rëndësishëm ofensiv si ai i Dinamos, të ndihmuar natyrisht edhe nga aftësia për koperturë e Aleksit e Beqjas. Detyra për ti bërë keq Kukësit është e gjitha e dy Vilave dhe Hykës, që do të veprojnë pas shpinës së Hebajt, që në kampionat ka shënuar dy gola në 6 prezenca.

Me 24 pikë Teuta është krejtësisht larg zonës europiane në kampionat, por nëse objektivin kërkon ta arrijë përmes Kupës së Shqipërisë, kujdesin më të madh duhet ta ketë nga fundi i renditjes, ku nga playoff e ndajnë 5 pikë e nga zona e rënies gjashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *