• |
ide | kryesore

Bernabeu i ri Haaland e Mbappé: Real Madrid ka planifikuar para 4 vitesh projektin Galacticos 3.0

-Instant, Sport



Pas vitesh masash shtrënguese dhe pune në vazhdim, në Casa Blanca janë gati të nisin projektin Galcticos 3.0. Atë për tu kthyer “Reyes de Europa” (Mbretërit e Europës), për të tentuar sulmin e titullit të katërmbëdhjetë në Champions League, duke u fokusuar në dy fenomene dhe një stadium krejt të ri që është edhe më galaktik se lojtarët që do të presë. Pjesa e dytë e vitit 2022 në kokën e Florentino Perez duhet të jetë ajo e madhështisë së rigjetur, të francezizmit jo të rastësishëm: duhet të mbërrijë Kylian Mbappé e mbi këtë temë presidenti i Madrid ka muaj që punon dhe bashkë me të edhe Erling Haaland. Konkurrenca për të dy lojtarët është e ashpër dhe e pasur me para, por Florentino ka besim.

Mjafton të shohësh faqen e parë të Marcas së djeshme ku në foton e dy lojtarëve shkruhej: “Operacioni në mars”. Dhe në mbështetje: “Klubi e konsideron të pranueshme financiarisht përballjen me bombën e dyfishtë dhe po përpiqet me të gjitha mjetet. Kylian e konsideron veten plotësisht të përshtatshëm me norvegjezin”. Në kohën kur nuk ka asnjë deklaratë të re nga Mbappé, madje as zëra që vijnë nga miq të miqve, është e qartë se koncepti/shpresa duhet të ketë mbërritur në redaksinë e gazetës madrilene përmes një sugjerimi nga kupola e Casa Blanca, që ndoshta ka folur për këtë çështjen, me sulmuesin e PSG-së që do të jetë në Bernabeu më 9 mars në përpjekje për të eliminuar madrilenët dhe të vazhdojë garën drejt Championsit të tij të parë. Përpara se të ndryshojë ambjent? Kjo është ajo që shpresojnë në Bernabeu, kjo është ajo që po përpiqet të shmangë e gjithë Franca, që është aktivizuar për të ndaluar djaloshin, të birin e një kamerunasi dhe një algjerianeje në një lloj çështjeje shteti që përfshin Macron dhe Sarkhozin, ndër të tjerë. Mbappe do të mbërrinte “falas”, duke qenë pa kontratë, por siç është verifikuar tashmë me Alaba, i cili erdhi nga Bayern në fund të kontratës verën e kaluar, koncepti është shumë i gabuar. Për austriakun, Madridi nuk i dha klubit bavarez asnjë euro, por dhjetëra milionë për familjen dhe përfaqësuesit e Alabas. Do të jetë e njëjta gjë me Mbappé: një operacion me kosto shumë të lartë.

Për Haaland ka një klauzolë lirimi prej rreth shtatëdhjetë milionë euro, pastaj duhet menduar për lojtarin dhe familjen e tij. E për Mino Raiolan, që Florentino Perez e ka bllokuar prej vitesh e me të cilin duhet të afrohet dhe sigurisht jo falas. Madridi ka gati një miliard borxhe, por shumica e tyre janë kredi shumë afatgjata. Ka likuiditet në dorë dhe që nga viti 2019, nga 160 milionë eurot e hedhura për Eden Hazard (një vit nga skadenca e kontratës) Casa Blanca nuk bën blerje të mëdha. Në vitet e fundit ata kanë mbajtur gjithmonë një politikë pagash shumë të ulëta. Përveç Bale, i cili do të largohet këtë verë, ashtu si dhe Marcelo. Dy rroga shumë të rënda, që do të dalin nga lista e pagave të Florentinos.

Pastaj brenda fundit të vitit do të hapet Bernabeu i ri, që do ta kalojë nga 50 në 300 e më shumë, ditët e përdorimit në vit, duke bërë që një mal me para të bjerë si shi në arkat e klubit. Për të gjitha këto arsye Florentino Perez tregon optimizëm tek ata që i qendrojnë pranë, edhe pse dy objektivat e tij të mëdhenj dëshirohen edhe nga të tjerët. Mbappe nga PSG, Haaland nga City, ku babai i tij luante në fillim të shekullit dhe nga Barcelona me Laporta që transmeton një optimizëm të ngjashëm me atë të Perezit në mediat katalanase. Në Barcelonë, megjithëse problemet ekonomike janë shumë më serioze se ato të Madridit dhe ristrukturimi i stadiumit shumë prapa (nuk ka filluar ende), thonë se janë jashtëzakonisht të sigurt për faktin se do të arrijnë të marrin norvegjezin e Borussia Dortmund. Në Madrid edhe më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Mbappé, për një dyshe të bujshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *