• |
ide | kryesore

Britney Spears akuzon ish kompaninë e menaxhimit: Donin të më vrisnin

-Instant, F1, Paparazzi



Britney Spears ka deklaruar së fundmi se do të padisë ish-kompaninë e saj të menaxhimit të biznesit.

Përmes një postimi, tashmë të fshirë në Instagram, Britney rrëfeu se babai i saj , Jamie Spears, “adhuronte” si themeluesen e Tri Star Sports & Entertainment Group, Lou Taylor, dhe bashkëpunëtorin e saj Robin Greenhill. “Unë do të padis  Tri Star !!!!”.Unë mendoj se ata po përpiqeshin të më vrisnin… Ende sot e kësaj dite besoj se kjo është pikërisht ajo që ata po përpiqeshin të bënin,” shkruajti ajo.Jamie, 69 vjeç, punësoi Tri Star si menaxhere biznesi të pasurisë së këngëtares  pasi e vendosi atë në kujdestari në 2008. Kompania punoi me të për më shumë se një dekadë përpara se të jepte dorëheqjen në vjeshtën e 2020. Një gjykatës i Los Anxhelosit i dha fund konservatorit të Britney-t në nëntor 2021 pasi ajo akuzoi babanë dhe menaxherët e saj për abuzim gjatë një seance gjyqësore.
Të gjithë sytë kanë qenë te Tri Star që kur ‘New York Times’ publikoi dokumentarin  “Kontrollimi i Britney Spears” në shtator 2021, i cili përfshinte pretendime se Jamie, Taylor, Greenhill dhe Black Box Edan Yemini kanë monitoruar telefonin e Spears si dhe përgjuar dhomën e gjumit ndërsa ajo ishte nën kujdestarinë.Mirëpo,avokati i atëhershëm i Jamie-t, Vivian Lee Thoreen, tha se “veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney”, ndërsa Tri Star dhe Black Box mohuan akuzat./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *