• |
ide | kryesore

Edhe Shqipëria mbyll hapësirën ajrore për Rusinë/ Ngrijnë asetet e Putin dhe 653 të tjerëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka njoftoi sot vendimin e qeverisë shqiptare për t’ju bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve duke nisur me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Të tjerët janë Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

“Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit” – tha Xhaçka që shtoi se sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

“Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.

Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit.

Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel europian hapësira ajrore e Republikës së Shqiperisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.

Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën” – tha Xhaçka. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. nderprisni dhe bizneset ruse , njeri oligark rus eshte pronari i wizzair qe bashke me orban te hungarise mbeshtesin rusine me deklarata

    1. Pfffffff…hahahahaha….ne te shkrime telat e sumes. Vend pa peshe vend pa lidhje vend ku shqiptaret vidhen nga mjesi ne darke me ze e figure dhe prap rrin se guake. Nqs nje gje e tille do na kish ndodhur ne shqiperia do ishte boshatisur brenda 24h…

  2. Zot na ruaj nga budallenjte qe na drejtojne.Se cfare teknologjie disponojme ne per industrine e naftes (qe se kemi), per teknologjine ajrore e hapsinore etj qe mund t’ja bllokojme vetem kjo Hajdutja e di.Me siguri kjo mund ta bindte Putinin por tani eshte vjeteruar shume.

  3. Nuk do luajme me Golf me topa rus dhe do te ndalojme kurtizanet ruse neper klube.
    Ndalohet vodka ruse dhe havjari neper lokale.
    Edhe prodhimet me grurin rus do ti ndalojme.
    Ndalohen emrat rus.
    Hajt te vemi te fleme tan i se ne mengjez kemi kohe per sanksione te tjera.

  4. Po Mimi radaret a jane ne gatishmeri , apo e kryen me heret funksionin.
    Zero avion thoshte ne parlament duke na treguar vrimen o me dore.
    Tani japin intervista. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *