• |
ide | kryesore

Lukashenko nën urdhrat e Putinit/ Bjellorusia gati t’i shpallë luftë Ukrainës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. Lajmi raportohet nga Luke Harding, korrenspondent i “The Guardian” në Lviv.

Zagorodnyuk shkruan:

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.

Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.

Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”.



2 Comments

  1. Po jeni qe jeni kerkojini ndihme dhe Serbise, mbase me ndihmen e saj ndryshon kahu i luftes dhe nga humbes shnderroheni ne fitues. Vit per vit keni bere stervitjet ushtarake “Vellazeria sllave” ku RusiBjellorusi dhe Serbi i keni rene gjoksit, se do nderroni rendin e ri boteror. Ja pra e keni rastin tani. Tregojeni sa trima jeni.Te zhdukeni njehere e mire

  2. kercen prifti nga belaja. Cte ben frika. Po c’vellazeri i thone kesaj?Te te marr vellau peng dhe te te dergoje ne lufte me zor, se po nuk shkove ,te pret fati i Ukraines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *