• |
ide | kryesore

Moti i keq në të gjithë vendin, FSHF njofton shtyrjen e disa ndeshjeve

-Instant, F1, Sport



Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit mbrëmjen e djeshme ka ndikuar në rëndimin e gjëndjes së shumë fushave dhe stadiumeve. Duke parë situatën e krijuar, e cila ka qënë në monitorim orë pas ore, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur shtyrjen e disa ndeshjeve.

Momentalisht është vendosur shtyrja e ndeshjeve të më mëposhtme:

Kategoria e Dytë, Java 15, Grupi B
Përmeti-Flamurtari
Devolli-Gramozi
Kategoria Superiore U-17, Grupi B, Java 17
Skenderbeu-Vora
Kategoria Superiore U-15 Java 18, Grupi B
Elbasani-Apolonia
Kampionati Kombëtar i Femrave U-16, Java 1
Lushnja-Skenderbeu
Elbasani-Pogradeci
Kategoria e Parë U-17, Grupi C
Oriku – AF Bajrami

Ndryshimet e mundshme në kalendarin e ndeshjeve të ditës së sotme do të njoftohen nga FSHF gjatë ditës, sepse në varësi të situatës mund të ketë edhe spostime të ndeshjeve të tjera nga sektori i garave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *