• |
ide | kryesore

Rusët ftojnë Zelenskin për bisedime në Bjellorusi/ Presidenti i Ukrainës refuzon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rusia deklaron se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën. Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera.

“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve. Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës.”, tha ai.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *