• |
ide | kryesore

Shikoni çfarë transmetojnë TV-të ruse për luftën në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk përmendet asnjë viktimë si rezultat i sulmeve ajrore ruse dhe çdo vdekje civile i atribuohet ushtrisë e Ukrainës ose “nacionalistëve”.

I tillë ishte rasti i një raketë që goditi pak ditë më parë një pallat shumëkatësh dhe që sipas medieve ruse ishte një gabim i forcave ukrainase që kidhin goditur njerëzit e tyre.

Mediat shtetërore të Moskës “papagallëzojnë” linjën zyrtare se ushtarakët ukrainas po hedhin armët në masë duke u dorëzuar dhe në krahun tjetër përgënjeshtrojnë mediat e pavarura për kapjen rob të ushtarëve rusë.

Disa media të pavarura si “Novaya Gazeta” dhe “Mediazona” e kanë quajtur sulmin ndaj Ukrainës “një luftë” dhe “një pushtim” duke dalë kundër termit zyrtar të Kremlinit që thotë se ky është një “operacion special ushtarak”. Për këtë shkak mediat e pakta të pavarura janë paralajmëruar me mbyllje nga autoriteti mbikëqyrësi i medias.

Mediat e pavarura kanë një audiencë shumë më të vogël se faqet e internetit kryesore të lajmeve dhe TV shtetëror dhe rrezikojnë të përballen me gjoba të mëdha ose bllokime. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. nga e dini ju që papagallëzojnë?
    doni të shkojmë e ta vërtetojmë bashkë që ata ukrainas dorëzuan armët?

  2. Ne fakt ju te lapsit jeni me “te saktet” sepse lajmet per rajonin atje ju i merrni nga te njejtat media te dhiera qe nga mengjesi ne darke transmetojne vetem lajme te rreme, ose fake news. U pa rasti i pilotit ukrainas i quajtur “heroi” qe nuk ishte asgje tjeter vecse lajm i rreme, gjithashtu edhe fotoja e femijeve qe ishin ne rruge me lule duke pershendetur forcat ukrainase mbi tanke ishin foto te vitit 2014….. atehere cilat jane “papagallizmat” ne kete rast por edhe te tjera… ? Vetem ju e dini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *