• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Elbasan, gjendet i plagosur në rrugë një i ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 22:15 në Urgjencën e Spitalit Rajonal të këtij qyteti është dërguar i plagosur në krah shtetasi K. C..

I plagosuri është futur në sallën e operacionit dhe për momentin nuk ka të dhëna për gjendjen e tij. Mësohet se i riu, rreth 30 vjeç është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Ai është gjetur nga kalimtarë në rrugë i mbuluar në gjak dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e saj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *