• |
ide | kryesore

Video/ Futi Kepan për penalltitë, portieri i humb finalen me Liverpool: Tuchel bëhet kopja dështake e Van Gaal

-Instant, F1, Sport, Video



Finalja spektakolare në Carabao Cup, edhe pse pa gola të rregullt në 120 minuta lojë, por me dy të anulluar, një për secilën skuadër. Liverpooli ngriti lart trofeun në fund të një serie penalltish të pafundme, duke fituar 11-10 pas 0-0 në kohën e rregullt. Gabimi vendimtar ishte ai i portierit të Chelsea, Kepa, i cili hyri në fund të kohës së dytë shtesë në vend të Mendy, si strategji e Tuchel, pikërisht për të pritur penalltitë: pasi të gjithë të tjerët kishin shënuar, spanjolli goditi lart dhe u dorëzoi trofeut Reds, për të nëntën herë në histori.

Stadiumi i ëndrrave, Wembley, shkruan një tjetër faqe të paharrueshme të futbollit. Finalja e Carabao Cup përfundon në palmaresin e Liverpool, për të nëntën herë në histori, në fund të një ndeshjeje të pabesueshme, 11-10 pas një serie penalltish të pafundme. Gabimi i Kepës ishte vendimtar, një zgjedhje e guximshme e trajnerit të Chelsea, Tuchel, i cili e hodhi atë në fushë në minutën e 119-të, sepse ishte më i aftë se Mendy (më i miri në fushë) në pritjen e penalltive. Megjithatë, spanjolli jo vetëm që nuk priti asnjë goditje të njëmbëdhjetë kundërshtarëve, por gaboi penalltinë e tij, duke goditur lart. Tre vite më parë ai u bë i famshëm për luftën e tij me teknikun e atëhershëm të Chelsea, Maurizio Sarri, pikërisht për refuzimin e largimit nga fusha para një serie penalltish.

Një ndeshje me intensitet shumë të lartë që në minutat e para. Chelsea shfrytëzoi mbrojtjen lart të kundërshtarëve të tyre për të kërkuar depërtime të rrezikshme: Pulisic provoi në krosimin e ulët të Azpilicuetas, por goditi shumë në qendër për të impenjuar Kelleher. Nga ana tjetër, Mendy tregoi se është ndoshta portieri më i mirë në botë me një ndërhyrje të mrekullueshme të dyfishtë, në goditjen tokazi të Keita nga jashtë zonës dhe mbi të gjitha në tentativën e afërt të Mané. Pak para pjesës së parë, Mount humbi mundësinë ideale për të kaluar londinezët në avantazh në asistin e Havertz.

Pjesa e dytë u hap me një tjetër gabim flagrant të Mount, që kishte mjaft kohë për të kontrolluar dhe për të shënuar i vetëm përballë Kelleher, por goditja e tij u ndal në shtyllë. Liverpool nuk lëshon por festuan më kot golin e Matipit, i anuluar për një bllok të bërë nga Van Dijk (offside) në fillim të aksionit. Tuchel kërkoi më shumë thellësi dhe hodhi në fushë Werner dhe Lukakun, por ishte Mendy që shpëtoi rezultatin në goditjen me kokë të Van Dijk.

Koha shtesë nuk e ndryshoi trendin e ndeshjes. Liverpool u mbështet në sprintet e Salah, jo shumë i kthjellët në krijimin e rreziqeve, ndërsa Chelsea festoi dy herë më kot për golat e Lukaku dhe Havertz, të dy të anuluar për pozicion jashtë loje. Dy skuadrat duhej të kënaqeshin me penalltitë: Tuchel zgjodhi të ndryshojë portierin, duke larguar më të mirin në fushë Mendy për të futur Kepën, më i aftë në pritjen e penalltive dhe gjithmonë titullar në Kupën Carabao deri para finales. Lëvizja vendosi lojën, por në favor të Liverpool. Të gjithë lojtarët shënuan nga pika e bardhë (përfshi edhe kolegun Kelleher), deri në radhën e spanjollit, i cili goditi lart 11-10. Liverpool triumfon në Carabao Cup, për Chelsea mbetet vetëm hidhërimi për një trofe që i shkoi afër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *